Flash

Ambasadat e SHBA dhe BE, pro zgjedhjes antikushtetuese të Kuvendit

Lapsi.al 11 November 2019
Ambasadat e SHBA dhe BE, pro zgjedhjes antikushtetuese të Kuvendit
Dy përfaqësitë më të mëdha diplomatike në Tiranë kanë mbështetur vendimin e deputetëve socialist dhe të opozitës së re të përkrahur prej tyre, për zgjedhjen nga kuvendi të dy anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese. Megjithëse ky votim shkeli hapur nenin 178/2 të kushtetutës që përcakton radhën se si duhet ti përzgjedhin institucionet anëtarët që duhet të çojnë në këtë gjykatë (lexoje historinë të plotë këtu) dy përfaqësitë diplomatike e mbështetën atë.

Andi Bushati: Vrasja e dytë e reformës “amerikane” në drejtësi

Ambasada amerikane ishte edhe një hap para asaj të BE. Selia e rrugës së Elbasanit nënvizoi se “Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike”, ndërkohë përfaqësuesit e Brukseli bënë një njoftim në Tëitter: “Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur”. Kjo mbështetje e njëkohësishme nga dy selitë mund të interpretohet si një paralajmërim për presidentin Meta, për të mos dekretuar ndonjë emër tjetër nga ato të tre që u lexuan në kuvend duke krijuar kështu një ngërç për ngritjen e Kushtetueses. Në pikën ku ka arritur vonesa e aplikimit të reformës në drejtësi, në vakumet e mëdha ligjore që kanë rrezultuar gjatë zbatimit të saj dhe pengesave që ka krijuar përpjekja e mazhorancës për të kapur drejtësinë, ndërkombëtarët po mundohen me çdo kusht ta çojnë përpara atë që njohet si projekti i tyre. Qoftë edhe kjo me çmimin e shpejtësisë që dëmton cilësinë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI