Flash

Video e Incidentit/ Borchard sulmohet në konferencën e tij, protuestues me 'gishtin e mesit'

Lapsi.al 1 November 2019
Video e Incidentit/ Borchard sulmohet në konferencën e tij,
Ndërsa Prezenca e OSBE në Shqipëri po diskutonte mbi “forumin e Lirisë së mediave”, një grup protestuesish me pankarta në duar kanë kritikuar dhe kanë bërë thirrje kundër ambasadorit, Bernd Borchard. Protestuesit u futën në sallën ku po mbahej konferenca, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i BE Luigi Soreca, dhe me pankarta në duar thërrisnin "Shame on You" (Turp t'iu vijë). Përmes këtyre pankartash kërkohej largimi i Borchard nga Shqipëria. “Borschard ik në shtëpi bashkë me gishtin tënd të mesit”, “Non Grata”-  thuhej në shkrimet e protestuesve të “Astirit”. Diplomati ngriti gishtin e mesit ndaj banorëve të Unazës së Re dy javë më parë, teksa ata i thirrën 'Shame on You' për qëndrimet e tij. (video poshtë) Kjo sjellje solli reagime të forta, çka detyruan më pas dhe vetë ambasadorin e OSBE të kërkonte falje publike. https://www.facebook.com/faxweb1.al/videos/903035126769063/
Mllefi ndaj Borchard  Ambasadori OSBE ishte ai që u bëri thirrje studentëve protestues të dialogonin me Ramën, fiks sikurse i duhej Edi Ramës, megjithëse e pranonte se kjo i tejkalonte kompetenat e tij. Borchard ishte i vetmi diplomat perendimor, ndryshe nga sa kërkoi Bundestagu, që hodhi tezën se reforma zgjedhore mund të miratohet pa opozitën reale. Ai ka mbajtur qëndrime publike edhe kundër organizatës së tij dhe kundër shoqatave të gazetarëve ndërkombëtare, lidhur me lirinë e mediave në Shqipëri. Ai bëri deklarata të nxituara kundër protestave të opozitës, që më pas u detyrua ti korrigjojë me ndërhyrje nga Vjena. Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Akrobati i OSBE me dy deklarata. E dredh për 10 minuta

Kur në muret e shtëpisë i shkruajtën “Shame on You”, ai u la të keqpërdorej nga qeveria sikur opozita e kishte kërcënuar me jetë. Brend Borchardt, ka krijuar me veprimet dhe mosveprimet e tij profilin e një lakeu të Ramës. Ai ka vendosur të mbajë vetë një qëndrim të anshëm duke i revoltuar shpesh protestuesit. Gishti i mesit atë ditë pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës drejtuar protestuesve, i bërë në gjaknxehtësi e sipër, po e përndjek gjatë ambasadorin me kombësi gjermane. ©LAPSI.AL  https://www.youtube.com/watch?v=ePl0aYvgmzI&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI