Flash

Kryeministër apo kryemodel? Si u bë kravata e Ramës lajm kombëtar

Lapsi.al 29 October 2019
Kryeministër apo kryemodel? Si u bë kravata e Ramës lajm

Cilido që ka parë të enjten e shkuar debatin midis Edi Ramës dhe Mustafa Nanos në emisionin më të rëndësishëm politik te vendit, të grindeshin me njëri tjetrin për llojin e veshjes, me siguri nuk u ka besuar syve. I dyti i kërkonte llogari të parit se përse shkonte në takimet ndërkombëtare me shallvare, ndërsa Rama i përgjigjej se gazetari e kopjonte atë kur vishte pantallona të kuqe.

Në fakt, në këtë vanitet të denjë për moshën e para adoleshencës, ka dorë vetë kryeministri dhe makineria e tij e propagandës.

Shkuarja në samitet ndërkombëtare me atlete, shallvare dhe dalja në fushatë elektorale apo kongreset e PS-së me brekueshe nuk janë gjë tjetër veçse një mani e sëmurë për të rënë në sy.

Dhe këtë skizofreni shërben për ta përhapur zyra e shtypit e kryeministrit që paguhet me taksat e shqiptarëve. Sot kemi edhe provën për këtë.

https://youtu.be/54bojEh_hsM

Po të shikosh në të njëjtën kohë të gjitha mediat pranë qeverisë, aty vëren se është shndërruar në lajm kombëtar një batutë që kryeministrit tonë i ka bërë homologu i tij grek Mitsotakis. Të dy ndodhen në Athinë ku po zhvillohet samiti i katërt euro- arab. Kameramani i kryeministrit ka kapur, në një video dy minutshe, një sekuencë ku Mitsotakis i thotë Ramës: “Aaa kravatë e bukur kjo”. Kaq është dashur që videoja t'i dërgohet menjëherë Top Channel, për t'u bërë lajm. Dhe lajmin e Top-it, e kanë marrë me radhë të gjitha mediat pro qeveritare që e kanë shndërruar në kryeçështje të ditës faktin se kollarja e Ramës pëlqehet në Athinë.  

©Lapsi.al

 

Të gjithë titujt e mediave për "kryeministrin model" që duket sikur janë shkruar nga një dorë:

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI