Flash

Spanjë/ Qeveria socialiste zhvarros eshtrat e diktatorit Franko

Lapsi.al 25 October 2019
Spanjë/ Qeveria socialiste zhvarros eshtrat e diktatorit Franko

“Homazhi publik ndaj dikatorit ishte diçka më shumë sesa një anakronizëm apo një anomali, ai ishte një kundërshtim ndaj demokracisë spanjolle” tha gjatë një fjalimi të shkurtër kësaj të enjteje kryeministri spanjoll, Pedro Sançez.

Pas një kalvari të gjatë qeveria e drejtuar nga socialistët arriti më në fund të kapërcente të gjitha pengesat për zhvarrosjen e Françisko Frankos nga mauzoleum- monumenti, El Valle des los caidos, i ndërtuar përmes torturave të të burgosurve politikë 50 kilometra në periferi të Madridit.

Por, ky akt i rishikimit të historisë që ndodh 40 vite pas vdekjes së diktatorit gjakatar, nuk ka kaluar pa polemika në Spanjë. Akuza e parë që i bëhet qeverisë socialiste që do të përballet sërish me zgjedhjet në 10 nëntor është ajo e një instrumetalizimi elektoral.

Gazeta Le monde që e ndoqi nga afër ceremoninë e zhvarrimit, të cilës Lapsi.al i referohet për këtë artikull, tregon se familjarëve të Frankos nuk iu pranua dëshira për ta mbuluar arkivolin e tij me ish ftamurin e kohës së diktaturës në mënyrë që kjo mos simbolizonte një evokim të frankizmit. Dhe megjithëse arkëmorti i njeriut që zhduku në mënyrë gjaksore republikantët spanjollë u mbajt në krahë nga nipërit e tij, ceremonia nuk pati asnjë solemnitet zyrtar.

Qeveria e Prdro Sançezit e kishte bërë zhvarrosjen e Frankos një nga prioritetet e saj që nga 1 qershori 2018 kur ajo mori pushtetin. Por kjo gjë u vonua nga pengesta që krijuan familjarët e ish diktatorit dhe shoqatat e nostalgjikëve që mbrojnë kujtesën e tij, duke e shpënë çështjen në gjykatën kushtetuese. Ajo miratoi po ashtu një ligj që lidhet me memorien historike dhe që lejon prehjen në varrezat e El Valle des los caidos vetëm të viktimave të luftës civile (1936- 1939), duke bërë kështu të mundur largimin e Frankos të vdekur në vitin 1975.

Por pavarësisht nga ky aksion, qeveria socialiste ka mbetur më e vetmuar se kurrë pas këtij akti. Opozita e djathtë, PP, e ka akuzuar atë se sheh nga e shkuara, jo nga e ardhmja. Partia e qendrës së djathtë Ciudadanos, e cilësoi si të pa vend faktin se kur vendi përballet me papunësinë më të lartë në BE dhe me krizën separatiste të Katalonjës, qeveria merret me eshtrat e një të vdekuri 40 vite më parë.

Edhe të majtët radikalë të Podemos-it megjithëse e kanë cilësuar si një ditë të bukur për vendin, kanë denoncuar aktin e kryer para fushatës elektorale. Më të ashpër kanë qenë ekstremistët e djathtë, ultranacionalistët e VOX që e kanë konsideruar aktin e të majtëve si një përdhosje.

Megjithëatë, pavarësisht akuzave qeveria e ka bërë llogarinë mbi disa sondazhe të publikuara në gazetën El Mundo që Lapsi.al i ka lexuar, ku theksohet se 43% ishin pro zhvarrosjes së Frankos ndërsa vetëm 32% kundër.

Burime Le monde/ përgatiti Lapsi.al

 

Të këshilluara

The Guardian skaner në trurin e Albin Kurtit

Albin Kurti i cili pritet të bëhet kryeministër i Kosovës, ka dhënë një intervistë për të përditshmen britanike “The Guardian”. Kjo gazetë e qendrës së majtë i ...

11:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI