Flash

VIDEO/ Reagon gazetarja e “Tv Apollon": E vërteta e sharjeve në studio

Lapsi.al 22 October 2019
VIDEO/ Reagon gazetarja e “Tv Apollon": E vërteta e sharjeve

Moderatorja e televizionit lokal të Fierit, “Tv Apollon” Marsela Topi ka reaguar pas videos që bëri xhiron e rrjetit këtë të martë për shkak të fjalorit banal të përdorur në një studio televizive. Në një prononcim për Newsbomb.al, ajo ka treguar se nuk i është drejtuar kolegëve të saj, por dy personave që shoqëronin njërin nga të ftuarit të cilët ndërhynin gjatë gjithë kohës, duke i shkaktuar një stres të padurueshëm.

“Nuk u kam thënë kolegëve te mi, por dy personave që po shoqëronin Z. Cakrani. Ndërhynin gjatë gjithë kohës, duke shkaktuar një stres të padurueshëm. Emisioni është transmetuar në mbrëmje pas montazhit. Është regjistrim dhe këtë ua faktoj kur të dëshironi. Zakonisht emisioni fillon në orën 21:00.

Atë ditë pas montimit, filloi rreth orës 21:40. Këtë frazë montazhieri e ruajti për të më treguar se sa nervoze isha bërë. Une jam në komunikim të drejtpërdrejtë me teleshikuesit prej gati 2 vitesh, në emisione të drejtpërdrejta. Nuk kam dal asnjëherë nga vetja live", - u shpreh Marsela Topi.

Më tej moderatorja ka shtuar se publikimi i videos është përpjekje për t'i prishur imazhin dhe një sulm politik.

“Jam e bindur që kjo është thjesht një përpjekje për të më prishur imazhin, ose pse jo dhe një sulm politik. Përpiqem të jem sa më objektive në punën time, duke fituar zemrat e publikut të cilët më përcjellin çdo ditë konsideratat e tyre. Nuk ka staf në botë që pas kuintave, nuk është i lirshëm mes kolegëve. Është thjesht dashakeqësi', - deklaron Topi. ©LAPSI.al

[video width="848" height="432" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/10/gazetarja-shthur-gojen-live.mp4"][/video]

Të këshilluara

VIDEO/ 4 vajza përleshen në mes të rrugës

Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon 4 vajza të cilat përfshihen në një sherr mes tyre në qendër të qytetit të Prishtinës. Siç shikohen edhe nga...

21:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI