Flash

Rama i shqetësuar: Po shtohen thirrjet për djegjen e bizneseve dhe shtëpive të “oligarkëve të urryerr”

Lapsi.al 4 October 2019
Rama i shqetësuar: Po shtohen thirrjet për djegjen e bizneseve dhe
Kryeministri ka mbledhur rreth 200 biznesmenët më të mëdhenjë të vendit në Pallatin e Brigadave për tu bërë atyre thirrje për një nismë të përbashkët për të rregulluar imazhin e tyre në publik. Rama është shprehur i shqetësuar se në shoqëri po rritet “një frymë agresive kundrejt biznesmenit të madh dhe gogolit të oligarkut”. “Ju i keni dëgjuar ftesat për të djegur ndërmarrjet tuaja, bankat, bëhen ftesa për ti’u turrur shtëpive tuaja” u tha Rama biznesmenëve që kishte përballë dhe që e dëgjonin si nxënës të urtë.  [video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/10/rama-bizneset1-1.mp4"][/video] Dhe për të përmbysur këtë tendencë kryeministri iu propozoi atyre që të bëheshin lokomotiva morale të shoqërisë duke investuar nga paratë e tyre për më të pamundurit dhe më të vobektët. Propozimi i shefit të qeverisë, që mbetet ende për tu detajuar prezumonte dhenien e një shifre 2% të dividentit nga biznesmenët e mëdhenj dhe krijimin e një fondi ku do të kontribuonin edhe biznesmenë të huaj apo shqiptarë jashtë atdheut. Lexo më tej:

Andi Bushati:Rama, kirurgu estetik i oligarkëve

Rama i mëshoi shumë faktit se ka një kospiracion për të shndërruar në gogol fytyrën e oligarkut dhe se sipas tij kjo është një fantazëm e krijuar nga ata që pretendojnë se për një kategori njerzish gjithçka është fushë më lule dhe se ata ndryshojnë edhe vendimmarrjen e qeverisë për interest e tyre. Pikërisht për këtë ai propozoi edhe nismat për ta tjetërsuar këtë imazh. Pak ditë më parë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, i bëri thirrje publikut, në emër të parimeve të solidaritetit të majtë, të mbështeteshin tek njëri tjetri dhe ti bojkotoniin prodhimet e oligarkëve. “Bleni tek dyqanet e vogla të lagjeve, merrni taksitë e komshiut që keni pranë shtëpisë dhe mos i bëni xhiro atyre që përfitojnë në kurrizin tuaj nga favoret që u bën Rama” iu drejtua ajo qytetarëve. ©Lapsi.al

Apeli i fortë i Kryemadhit: Bojkotoni produktet e oligarkëve, bleni në dyqanet e lagjeve

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI