Flash

Holanda nuk tërhiqet nga 'JO-ja': Negociatat vetëm pas kushteve!

Lapsi.al 29 September 2019
Holanda nuk tërhiqet nga 'JO-ja': Negociatat vetëm pas

“Parlamenti holandez nuk do të ndryshojë qëndrim për bllokimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Kështu shkruajnë mediat holandeze, pas vendimit të Bundestagut gjerman për t’i hapur dritën jeshile anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim që pritet të vuloset më 17/18 tetor nga Këshilli Evropian.

Lajmin se Holanda do t’i thotë “Jo” integrimit të Shqipërisë e ka konfirmuar edhe ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok. Ky i fundit ka deklaruar gjatë një takimi të Komisionit Parlamentar për Punë të Përgjithshme se “nuk ka asnjë indikacion se diçka ka ndryshuar”, duke shtuar se “negociatat me Shqipërinë do të hapen, pasi të jenë përmbushur pesë kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian në vitin 2018”. 

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Bundestagu gjerman voton 9 kushtet e hapjes së negociatave me Shqipërinë 

Gjermania vendosi 9 kushte po ka dhe më keq/ Berlini apel vendeve skeptike 

Pas Berlinit nuk ka vend për festë 

Qëndrimi i ashpër i ligjvënësve holandezë ndaj Shqipërisë 

Parlamenti holandez nuk do të ketë një seancë plenare për të autorizuar qeverinë e Mark Rutte për të hapur dritën jeshile për Shqipërinë.

Deputeti Piter Omzig tha: "... atje (Shqipëri) flitet për përfshirje të mafies në partinë në pushtet. Ka pasur bojkot të opozitës në zgjedhje dhe ka probleme të mëdha me kriminalitetin dhe trafikun e drogës. Kam një parandjenjë të sinqertë që ata janë duke lëvizur prapa në krahasim me ku ishin një vit më parë." 

Një deputete tjetër tha se ajo vijon të mos jetë dakord për hapjen e negociatave dhe se ajo është kritike për praktikat gjyqësore dhe kritike për cilësinë dhe intensitetin e luftës kundër korrupsionit.

"Unë jam shumë dakord me ministrin që dy vendet të gjykohen veçmas bazuar në meritat e tyre. Trajtimi në të njëjtën paketë do të shkaktonte padrejtësi për Maqedoninë e Veriut." 

Media holandeze i ka bërë jehonë deklaratave që Lapsi.al sjell më sipër duke thënë se nuk ka gjasa t'i hapen negociatat Shqipërisë.

“Muajin tjetër, Këshilli Evropian pritet të vendosë për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ky vendim duhet të jetë unanimisht. Me veton holandeze ende të vendosur, nuk ka gjasa që të hapen negociatat me Shqipërinë, ndërsa perspektivat për Maqedoninë e Veriut duken më shpresëdhënëse”.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI