Flash

Gjermania vendos: S'ka negociata pa zgjidhur krizën politike

Lapsi.al 24 September 2019
Gjermania vendos: S'ka negociata pa zgjidhur krizën politike

“Duhet zgjidhur kriza e rëndë politike në Shqipëri”. Gjermania vendos: Nuk ka hapje të negociatave me Shqipërinë pa plotësimin e 9 kushteve.

Grupet Parlamentare të Koalicionit Qeverisës CDU-CSU dhe SPD në Bundestagun Gjerman vendosin sot se për Shqipërinë nuk ka hapje të negociatave pa plotësuar 9 kushte kryesore dhe disa nënkushte të tjera.

Në krye të shqetësimit të Bundestagut gjerman është kriza politike në Shqipëri. Për herë të parë, parlamenti gjerman njeh me dokumentin e vet më të rëndësishëm që ka prodhuar për Shqipërinë se në vendin tonë ka një krizë të rëndë politike dhe se ajo duhet zgjidhur menjëherë për të mos dëmtuar negociatat.

“Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme.”- thuhet në dokumentin e përbashkët të partive qeverisëse të Gjermanisë, CDU/CSU dhe të SPD.

Vendimi i grupeve parlamnetare të koalicionit qeverisës në Gjermani nuk ka një datë negociatash dhe kushtet për t’u plotësuar nga 7 kanë shkuar në 9. E reja e dy kushteve të Gjermanisë këtë vit është se ato lidhen drejtpërsëdrejti me problemet me zgjedhjet, përfshirë edhe ato të 30 Qershorit.

1. Procedime penale të shpejta për ata që janë përfshirë në blerje votash.

2. Një vendim urgjent i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërine e votimeve të 30 Qershorit dhe nëse urdhërohet përsëritja e këtyre zgjedhjeve ato të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor.

Kushtet e tjera kanë të bëjnë me ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të drejtësisë si SPAK, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse, dënimi i zyrtarëve dhe politikanëve të lartë, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Vendimi i grupeve parlamentare të koalicionit qeverisës në Gjermani është ndryshe për Maqedoninë, për të cilën rekomandohet të nisë negociatat e anëtarësimit.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI