Flash

Video/ Lionel Messi është më i miri i FIFA (Të gjitha çmimet)

Lapsi.al 23 September 2019
Video/ Lionel Messi është më i miri i FIFA (Të gjitha
Virgil Van Dijk mendohej favoriti për të qenë Lojtari më i mirë i FIFA the Best 2019, por hollandezi i Liverpool nuk e mundi dot argjentinasin e Barcellona, Lionel Messi. Ndoshta Cristiano Ronaldo e kishte parashikuar se nuk do të fitonte, duke preferuar të mos ishte në mbrëmje për të parë rivalin e tij të fitonte një tjetër trofe. Nuk kanë mjaftuar as 65 ndeshjet radhazi pa u dribluar1 asnjëherë që qendërmbrojtësi i Liverpool të mposhte kapitenin e Barcellona, që me këtë fitore e bën një mister Topin e Artë. Vitin e kaluar Modric i mori të gjithë trofetë deri në atë më prestigjoz, por Van Dijk nuk e bën dot, duke e bërë të paparashikueshëm trofeun e fundvitit. Për më të mirin e botës kanë votuar katër kategori: kapitenët e kombëtareve, trajnerët e kombëtareve, gazetarët dhe fansat. Secili ka pasur të drejtë të zgjedhë nga tre më të mirët, me të parin të vlerësuar me pesë pikë, të dytin me tri e të tretin me një. Kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, e ka vlerësuar me pesë pikë Cristiano Ronaldon, tre pikë Sadio Manen dhe një pikë Mohamed Salahun.
Derisa trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja, me pesë pikë e ka vlerësuar Mohamed Salahun, tri pikë Lionel Messin dhe një pikë Frankie De Jong. ÇMIMI FAIR-PLAY – MARCELO BIELSA Trajneri argjentinas, Marcelo Bielsa, tashmë në krye të Leeds United, mori çmimin “Fair-Play”, për faktin se në takimin ndaj Aston Villa sezonin e kaluar, i detyroi lojtarët e tij të linin një gol ndaj kundërshtarit, në kohën kur Leeds shënoi me një nga lojtarët e Villa të shtrirë në tokë i dëmtuar. FIFA e ka vlerësuar këtë gjest nga Bielsa. PORTIERJA MË E MIRË – VAN VENEDAL Portierja e Atletico Madrid, iu dorëzua çmimi nga Samuel Eto'o, pasi u zgjodh mbrojtësi ekstrem më e mirë e sezonit që lamë pas. Nominime të tjera për këtë çmim ishin edhe Endler dhe Lindahl. ÇMIMI TIFOZI MË I MIRË – SILVIA GRECO Mamaja braziliane, Silvia Greco, e njohur për të gjithë për faktin që shoqëron në stadium djalin e saj të verbër, tifoz të Palmeirasit, duke i treguar golat dhe rastet, për të ndihmuar të përjetojë ndeshjet e ekipit të zemrës.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI