Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Masakra e spitalit të Fierit/ A po fsheh gjurmët policia?

Lapsi.al 1 September 2019
Masakra e spitalit të Fierit/ A po fsheh gjurmët policia?

Ngjarja e tmershme e qëllimit me armë zjarri brenda mjediseve të spitalit të Fierit, po mbulohet edhe më me mister, nga akuzat se policia po mundohet të fshehë gjurmët e autorit të krimit. KyçI i ngjarjes të së dielës në mbrëmje gjendet në enigmën se kush i rrëmbeu armën policit të sigurisë së spitalit, për të qëlluar më pas mbi rivalët e tij.

“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D.B, dyshohet se është autori i plagosjes me armë zjarri, i cili është kapur dhe arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm”. Thuhet në njoftimi e policisë të dielën paradite ku renditen edhe emrat e katër të ndaluarve të tjerë. Deri këtu gjithçka ngjan OK. Por po të shikosh me imtësi ka një detaj të vogël. Aty mungojnë inicialet “E.B”, emëri që sipas policisë ishte arrestuar që në momentet e para (shiko njoftimin e mbrëmshëm të policisë).

E këtu fillon enigma. Kush është “E.B”?

Sipas një denoncimi në Facebook të ish kryeministrit Berisha bëhet fjalë për kushëririn e Gramoz Ruçit, ish nënkryetar i Komunës së Levanit, Eqerem Braçe. Ai është, një emër i njohur për policinë sepse në mars të vitit 2014-së plagosi me armë dy persona (Besnik dhe Klodian Aliaj) në Levan. Përpara kësaj ngjarjeje ai ka qenë emëruar nga Erion Veliaj drejtor i ndërmarrjes më të madhe të Bashkisë së kryeqytetit, UKT-së.

Po sipas Berishës, Braçe ka qenë prezent që në sherrin mes dy grupve rivale në Levan ku mbetën të plagosur kundërshtarët e tij. Ai i ka ndjekur kundërshtarët deri në spital dhe aty i ka rrëmbyer armën policit të shërbimit dhe ka qëlluar brenda mjediseve mjekësore ndaj tyre. Po sipas ish kryeministrit, i cili informohet nga një tjetër qytetar dixhital në spital njerëzit be kryebashkiakut Armando Subashi po fshijnë kamerat e sigurisë për të zhdukur gjurmët e krimit.

Natyrisht denoncimet që i vijnë Berishës nuk janë prova. Shpesh ato kanë dalë të vërteta, por shpesh kanë rezultuar edhe bllofe spektakolare. Edhe në këtë rast ato mund të jenë dëshmi anonime të njerëzve të politizuar dhe me inate të forta lokale.

Si të tilla, nga përvoja, ato duhen vëzhguar si pista, por nuk duhen marrë të mirëqena. Por ajo që shton dyshimet rreth asaj që ka dalë në Facebookun e Berishës, është loja e pakuptimtë e policisë. Pse në komunikatën e parë u shfaqën inicialet e “E.B” si i arrestuar aty për aty dhe pastaj ato u zhdukën duke arritur në përfundimin e shpejtë se autori i rrëmbimit të armëssë policit dhe i qëllimit me të është “D.B”? Këtë gjë mund ta saktësojnë vetëm kamerat e sigurisë, për të cilat Berisha pretendon se janë fshirë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI