Flash

Video/ Loro Boriçi ndjen emocionet e fitores: Vllaznia befason Laçin në start

Lapsi.al 24 August 2019
Video/ Loro Boriçi ndjen emocionet e fitores: Vllaznia befason

Kampionati nis në Shkodër, menjëherë pas topit simbolik të ish-futbollistit Çlirim Basha. Vllaznia e nis aty ku e kishte lënë, në Loro Borici, por këtë herë, në rikthimin në Superiore, me një fitore befasuese ndaj Lacit që nuk e kishte menduar ndoshta se përballë do të gjente një kundërshtar me kaq dëshirë për fitore, e të konsoliduar me shpejtësi nga Mirsad Jonuz, pavarësisht një mijë problemeve të vigjiljes. 4-2-3-1 i teknikut funksionoi me forcën e të rinjve dhe eksperiencën e Shtubinës e Likës, që tërhoqën pas vetes kuqeblutë, duke e vënë në provë të vështirë Lacin. Kurbinasit pritën më shumë se cduhet momentin për të goditur në kundërsulm. Lanë inisiativën në këmbët e shkodranëve, shpëtuan mirë në të 42, kur Stajila evitoi në korner tentativën në hyrje të zonës të Arsid Krujës, por nuk mund të shmangnin atë që u ndje në ajërin e nxehtë të Shkodrës gjatë gjithë pjesës së parë: golin.

Hygor i coi kuqeblutë në avantazh në dhomat e zhveshjes, me një goditje nga distanca që e devijuar nuk i dha mundësi reagimi Stazhillës. “Loro Boriçi” kishte pritur shumë gjatë për të shpërthyer emocionet në elitën e futbollit dhe Jonuz e kishte të qartë se kjo, të paktën kjo, ishte një ndeshje për të mos u humbur. Vllaznia tentoi të mos e ulte ritmin, për të përfituar nga momenti pozitiv i lojës e mund të mbyllte historitë 6 minuta më pas, nëse shënjestra e Likës do të ishte më e përllogaritur. Por temperaturat e larta bënë të vetën, mbi kuqeblutë, sepse Laci tani ishte në garë me kohën të mos dilte i mundur në javën e parë të kampionatit.

Sinjalin e parë të rëndësishëm Jonuz e dha, tre pikët e para dhe një performancë aspak për tu nënvleftësuar. Laci duhet tia nisë nga e para, duke filluar nga java e ardhshme, sepse në shtëpi befasi të tilla kurbinasit nuk i pranojnë…

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI