Flash

Real Madrid nuk heq dorë nga Neymar: "Çdo gjë është e mundur"

Lapsi.al 23 August 2019
Real Madrid nuk heq dorë nga Neymar: "Çdo gjë

Është refuzuar oferta e parë, por ditët e merkatos nuk janë mbyllur ende dhe Real Madrid nuk është se ka ndërmend të tërhiqet nga blerja e Neymar. Braziliani do të ishte jo vetëm një yll i shkëlqyer për Galacticos, por edhe një hakmarrje ndaj rivalëve të përjetshëm të Barcelonës, që kur e transferuan nga Santos, e morën pikërisht nën hundën e merengues.

Tekniku, Zinedine Zidane, është munduar të mos prishë ekuilibrat në skuadër, të ndërtuara me kujdes, pas nxitimit fillestar të thyerjes së mardhënieve me Bale e James kur u mendua se do të largoheshin nga Madrid. "Lojtarët që kam janë të gjithë këtu. Pastaj cdo gjë mund të ndodhë deri në 2 shtator. Disa mund të vijnë, të tjetër mund të largohen". Kështu francezi replikon për pyetjen e mundësisë së ardhjes së sulmuesit brazilian nga Psg.

Duke folur në vigjilje të ndeshjes së kampionatit kundër Real Valladolid, tekniku i Blancos ka mohuar se Keylor Navas ka kërkuar të shitet. "Nuk më ka thëë se dëshiron të largohet", ka thënë Zidane. "Është këtu, dëshiron të qendrojë e po punon. Ka qenë gjithnjë profesional", shtoi francezi. E njëjta gjë vlen për Gareth Bale, që pavarësisht zërave është ende në Madrid. "Ajo që ka ndryshuar është se lojtari do të qendrojë, asgjë më shumë", tha Zidane. "E rëndësishme është që lojtari të dojë të qendrojë. Është e vërtetë se për të janë thënë shumë gjëra, edhe nga unë, por do të qendrojë".

Të këshilluara

Askush nuk e blen: Hysaj mbetet tek Napoli

Pak për fajin e çmimit të lartë që mbante De Laurentiis e pak për një sezon nën ton të kaluar nën urdhërat e Carlo Ancelotti, merkato e verës nuk prodhoi asgjë ...

18:12

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI