Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Ironia e Le Monde/ Pse Trump do të blejë Groenlandën?

Lapsi.al 23 August 2019
Ironia e Le Monde/ Pse Trump do të blejë Groenlandën?

Editoriali i gazetës franceze 23 gusht për polemikën që shkaktoi propozimi i presidentit amerikan

Mund të dukej si një karagjozllëk nëse propozimi nuk vinte nga njeriu më i fortë i planetit. Episodi i Groenlandës, të cilën presidenti Trump propozoi ta blejë në një mënyrë kalorsiake, përpara se të shkaktonte nje incident me një nga aleatët më të devotshëm të NATO-s, është koncentrati i gjithçkaje që presidenti amerikan ka të pakontrollueshme: narcizizmin, iracionalitetin dhe mbi të gjitha infantilizmin.

Fillimisht faktet. Në 16 gusht Wall Street Journal raportoi se Trump në disa raste ka shfaqur intersin për të blerë Groenlandën; gjë për të cilën këshilltarët e tij janë të ndarë. Subjekti u shndërrua menjëherë në lëndë për aktorët komikë të shou-ve televizivë. Por, nga pikpamja e Uashingtonit interesi për Groenlandën nuk është çudi.

Në dy raste, në 1867 – viti i marrjes së Alaskës dhe në 1946 nën presidencën e 

Harry Truman, SHBA kanë propozuar ta blejnë këtë teritor të madh të Arktikut. Sot Groenlanda është një teritor autonom me 56 mijë banorë, e bashkëngjitur me Danimarkën që financon pjesën më të madhe të buxhetit të saj. E pasur me resurse natyrore, por që janë shumë të vështira për tu shfrytëzuar, Groenlanda përfaqëson edhe një atu të rëndësishme strategjike. Aty është vendosur një nga bazat e rëndësishme të US Air Force, që bën pjesë në mbrojtjen antiraketore amerikane. Pas përfundimit të luftës së ftohtë, Arktiku është shndërruar në objekt dëshirash të shumta, sidomos nga Kina. SHBA, që janë të vonuar në këtë garë, mezi penguan në momentet e fundit planin kinez për të financuar një seri aeroportesh në Groenlandë në 2018.

Sekretari i shtetit, Mike Pompeo, kishte parashikuar të shkonte për vizitë majin e shkuar, por e anulloi për shkak të ngjarjeve me Iranin.

Pra nëse të interesohesh për Groenlandën nuk është ilegjitime, por mënyra me të cilën Trump e trajtoi ishte katastrofale. Presidenti shprehu interesin e tij për atë që e quajti si një "operacion të madh imobiliar". Pastaj duke e korrigjuar shënjestrën postoi në Twitter një montazh gjoja humoristik, sipas të cilit nuk do të ngrinte në Groenlandë një Trump Tower, në mes shtëpive të bukra prej druri. Pastaj shtoi se donte të ndihmonte taksapaguesit danezë që shpenzojnë çdo vit 700 miljonë dollarë për ta mbajtur këtë zonë.

Çuditërisht danezët nuk e morën këtë propozim me shaka. Aq më pak groelandezët. Kjo ide është absurde dhe teritori nuk është në shitje replikoi kryeministrja Mette Frederiksen. I prekur Trump anulloi vizitën zyrtare që duhet të bënte në Danimarkë në 2 dhe 3 shtqtor, pa lajmëruar as ambasadoren në Kopenhagen. Nuk i thuhet shefit të SHBA që është absurd u nxeh ai si një fëmijë çerdheje.

Kjo nuk është as e para dhe as e fundit kapriço e Trump dhe kryeministrja daneze e trajtoi si ç'e meritonte. Donald Trump është në fushatë për tu rizgjedhur president. Aleatët e tij duhet të kujtohen për këtë gjë: e rëndësishme për të nuk është bota që e rrethon, por elektorati i tij përballë të cilit do të luajë të fortin.

Burimi Le Monde/Përktheu Lapsi.al

 

.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI