Flash

Neymar peng i Psg: klubi refuzon një mega-ofertë të Real Madrid

Lapsi.al 22 August 2019
Neymar peng i Psg: klubi refuzon një mega-ofertë të Real Madrid

Real Madrid dëshiron Neymar dhe e ka seriozisht. Sipas asaj që bën të ditur l'Equipe, Florentino Perez ka bërë një mega ofertë për Psg: Bale, James Rodriguez, Keylor Navas e 100 milionë. Por parisienët e kanë refuzuar. Al-Khelafi kërkon të rikuperojë 222 milionë euro të shpenzuara dy vjet më parë për ta marrë O Ney e nuk bën asnjë tolerim. Këtu ka ardhur edhe refuzimi i ofertës së Blancos, që janë gati të 'liroheshin' nga lojtarët e padëshiruar, edhe pse Bale ishte vendimtar në javën e parë të Liga e Zidane shpenzoi fjalë të rëndësishme për uellsianin, duke deklaruar se nuk është më në merkato.

Në fakt, tekniku po punon me lojtarët që ka në dispozicion: situata do të ishte krejt ndryshe nëse merengues do të arrinin të thyenin murin e Psg, duke befasuar edhe rivalët e përjetshëm blaugrana. Real e priste refuzimin e parë të kampionëve të Francës e vazhdon të ketë shpresa në idenë se PSG nuk dëshiron ta shesë brazilianin tek Barça. Refuzimi i tentativës së fundit katalanase (huazim me të drejtën e blerjes për 160 milionë) është një indicje, por në sfond mbetet Juventus që, sipas lajmeve që vijnë nga Spanja e Brazili, ka luajtur kartën Dybala bashkë me një pagesë prej 100 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI