Flash

“Griezmann i shqetësuar nga ardhja e Neymar”. Përgjigja e francezit e lë portalin pa fjalë...

Lapsi.al 22 August 2019
“Griezmann i shqetësuar nga ardhja e Neymar”. Përgjigja e
Rrjetet sociale prej kohësh janë bërë tashmë si zyr shtypi poër futbollistët, që sidomos në kohë merkato arrijnë të bëjnë zhurmë, qoftë edhe me një postim. Natyrisht, hapësira është edhe për ti dhënë përgjigje ngacmimeve të ndryshme, apo cështjeve që i shqetësojnë. Pikërisht si bëri kampioni i botës Antoine Griezmann, që nuk mund të mos reagonte. Gjithcka nisi nga një tweet i RMC Sport. Portali francez ka publikuar një artikull në të cilin pretendon se, pavarësisht fytyrës së qetë e të relaksuar, blerja e re e Barcellona është shumë i shqetësuar nga rikthimi i mundshëm i Neymar në Katalonjë. Ardhja e brazilianit do ta reduktonte ndjeshëm mundësinë e Griezmann për tu futur në formacionin titullar të Valverde. Me një treshe sulmi të konsoliduar si ai i përbërë nga Messi, Suarez e O’Ney, që i dhuroi tripletën e fundit blaugrana, edhe një kampion bote do ta kishte të vështirë të gjente vend në formacion. Vetëm se kjo nuk është absolutisht e vërtetë sipas Djallit të Vogël, që në vend të sulmojë, ka vendosur të përgjigjet me ironi e humor po në Twitter, duke komentuar si një ndjekës i zakonshëm i portalit, që kishte publikuar artikullin. “…si e morët vesh?” që është dukshëm një tallje. Tifozët e francezit e kanë pëlqyer shumë ndërhyrjen e lojtarit të Barcellona. Mënyra më e mirë për të treguar se mendimet e konsideratat personale vështirë se mund të kuptohen pa një shpjegim të vetë të interesuarve!

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI