Flash

FOTO/ Zënkë e fortë Aguero-Guardiola: argjentinasi nuk e merr mirë zëvendësimin

Lapsi.al 17 August 2019
FOTO/ Zënkë e fortë Aguero-Guardiola: argjentinasi nuk e merr

Spektakli në Etihad Stadium kishte brenda edhe adrenalinën dhe egon, aq sa Sergio Aguero nuk e mbajnë nervat në momentin e zëvendësimit. Diskutim i ndezur mes Pep Guardiola e argjentinasit në momentin kur numri 10 i la vendin në fushë Gabriel Jesus, në minutën e 21' të pjesës së dytë të Manchester City-Tottenham, kur rezultati ishte 2-2.

Tekniku spanjoll preferoi të hedhë në fushë asin brazilian në vend të Aguero, autorit të avantazhit provizor 2-1 të Citizens, por lojtari nuk e mori mirë zëvendësimin, duke i ulëritur trajnerit, që i është përgjigjur po me aq zjarr, duke e parë me fytyrë të egërsuar.

Të dy kanë bërë paqe pak minuta më pas, në momentin e golit të shënuar pikërisht nga Gabriel Jesus në minutën e 92', të anulluar më pas nga Var, për prekje të topit me dorë nga Laporte. Goli u anullua, por të paktën shërbeu që Guardiola e Aguero të sqarohen, përpara se të mbeteshin të dy të zhgënjyer nga vendimi i arbitrit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI