Flash

Chelsea nuk ka ndërmend të paguajë Conte: çështja kalon në Gjykatën e Punës

Lapsi.al 17 August 2019
Chelsea nuk ka ndërmend të paguajë Conte: çështja

Chelsea nuk dorëzohet dhe vazhdon betejen ligjore kundër Antonio Conte. Pas vendimit që në maj dënoi Blues të derdhnin dëmshpërblimin prej rreth 11 milionë euro ndaj teknikut salentin, për shkarkimin në 2018, klubi anglez ka prezantuar ankimimin në Gjykatën e punës në Londër, duke vazhduar të pretendojnë se shkarkimi është kryer për cështjen e duhur. Lajmin e ka bërë publik 'Daily Mail'.

Në korrik 2018, Chelsea e kishte motivuar arsyen e shkarkimit "për shkakun e duhur" e kishte pezulluar pagesën e rrogës. Arsyetimi i Blues lidhej me largimin e Diego Costa, pas një sms të dërguar nga Conte lojtarit spanjoll në verën e 2017 e disa thyerje të rregullave të pretenduara, nga trajneri aktual i Inter, si vonesa në konferencën për shtyp, mungesa e prezantimit në disa evente e deri në gabimin e parkimit të makinës në qendrën teknike të Cobham në hapësira të dedikuara për zyrtarë të tjerë. Gjykata arbitrale i kishte dhënë të drejtë trajnerit, duke e detyruar klubin londinez ti paguajë një vit rrogën.

Conte, natyrisht jo prezent duke qenë i impenjuar në Pinetina me Inter në prag të debutimit në Serie A kundër Lecce, është përfaqësuar nga avokati Phil Bonner, i studios ligjore Centrefield me qendër në Manchester, ndërsa Chelsea është përfaqësuar nga Northridge Laë, me avokatin Richard Berry.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI