Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Alarmi/ Vera 2019, më e nxehta e të gjitha kohrave

Lapsi.al 17 August 2019
Alarmi/ Vera 2019, më e nxehta e të gjitha kohrave

Tabela lart/ Diferencat e temperaturave mesarare pergjate nje shekulli mbi siperfaqen e tokes dhe oqeane

Muaji korrik ka qenë më i nxehti i të gjitha kohrave që prej fundit të shekullit XIX, kur daton matja e rregullt e temperaturave mbi sipërfaqen e tokës.

National Atmospheric and Oceanic Administration (NOAA) botoi të enjten në 15 gusht raportin e saj të përhershëm, nga i cili rrezulton se korriku ka qenë me 0,95 gradë celsius më i lartë se mesatarja e temperaturave të shekullit XX për këtë muaj. Ai ka qenë gjithëashtu 1,2 gradë më i lartë se mesatarja e periudhës para industriale për këtë muaj.

Sipas statistikave ky është i njëzetëetreti korrim me radhë që është më i nxhehtë se paraardhësi, gjë që vjen nga çlirimi njerzor i gazrave me efekt serë. "Pjesa më e madhe e planetit arriti maja nxehtësie të pa njohura më parë përgjatë këtij muaji që shënoi temperatura rekord të panjohura" theksoi në raportin e saj agjensia federale amerikane.

Këto të dhëna konfirmojnë edhe ato të nxjerra në fillim të gushtit nga agjensia europiane e vëzhgimit satelitor Copernicus.

Sipas NOAA edhe në Europë termometri shënoi rekorde. Kështu në 25 korrik në Francë u shënua 42.6, në Gjermani 42.5 ndërsa për herë të parë në histori Holanda e kaloi tavanin e 40 gradëve. Por mbi të gjitha korriku pa qenë i panjohur më parë në Alaska dhe në Afrikë ku rekordi i 2016 u thye me plia 1,65 gradë.

Pasojat e kësaj nxehtësie përmblidhen në thatësirat e mëdha që shkaktojnë zjarre të fuqishme si ato të Greqisë apo të veriut të madh rus dhe gjithëashtu në shkrirjen e akullnajave. Këtë korrik sipërgaqja e akujve në Anktartidë, 15,2 milionë km u reduktua me 4% në raport me mesataren e viteve 1981 2010. Në total sasia e sipërfaqeve të akullta të detin nuk ka qenë kurrë me e ulët se gjatë muajit që shkoi, duke zbritur me 10% më pak sesa mesatarja. Dhe pa këtë  ekulibër temperaturash që vjen nga polet, planeti do të jetë edhe më i nxehtë. Muaj pas muaji dhe rekord pa rekordi duket se objektivi për ta mbajtur mesataren e temperaturave poshtë nivelit të më shumë se 1.5 gradëve në krahasim me periudhën para industriale, po bëhte gjithnjë e më i pa mundur.

©Lapsi.al/Marë nga Le Monde

Të këshilluara

Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Eshtë ndarë nga jeta sot regjisori Gjergj Xhuvani. Gjergji ndërroi jetë sot nga një atak në zemër. Ai ndodhej në Itali për xhirimet e filmit të tij të ri, dh...

14:49

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI