Flash

Video/ Heroi i Superkupës, Adrian, i dëmtuar nga një tifoz: Liverpool pa portier kundër Southampton

Lapsi.al 16 August 2019
Video/ Heroi i Superkupës, Adrian, i dëmtuar nga një tifoz:
Dëmtimet persekutojnë portierët e Liverpool. Adrian, heroi i finales së Superkupës Europiane, rrezikon të humbasë sfidën e Premier League kundër Southampton. Jurgen Klopp në konferencën e shtypit para ndeshjes ka shpjeguar se problemi në kavilje për portierin është shkaktuar nga një tifoz. Pikërisht kështu. Një video në ëeb dëshmon ngjarjen në castet e fundit të ndeshjes në Stamboll. Adrian ipnotizon nga pika e bardhë Abraham e i dorëzon trofeun Reds. Të gjithë vrapojnë për të përqafuar 32 vjecarin e të njëjtën gjë do ta bëjë edhe një tifoz i futur në fushë: i ndjekur nga një punonjës i sigurisë, tifozi rrëshket dhe rrëzohet sipër portierit. "Dje kavilja ishte pak e fryrë, sot dicka më mirë, por duhet parë", ka treguar Klopp gjendjen e ish-portierit të West Ham. Tekniku ka shprehur gjithë mërzinë e tij për këtë të papritur: "Është absurde, e pabesueshme. Pyes veten si ka mundësi, në kohën e rrjeteve sociale, një tifoz kalon mbrojtjen dhe bën atë që bëri vetëm për pak shikueshmëri". Nëse spanjolli nuk ia del, do ti takojë 35 vjecarit Andy Lonergan (për të debutim në Premier), që u ble pas dëmtimit të Alisson (tërheqje muskulare në pulpë kundër Norwich). Megjithëse portieri spanjoll mbetet optimist për rikuperimin rekord...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI