Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Bashkia pa kryetar/ Ç’do të ndodhë me Shkodrën?

Lapsi.al 16 August 2019
Bashkia pa kryetar/ Ç’do të ndodhë me Shkodrën?
Me dorëheqjen e Valdrin Pjetrit, zgjedhjet në bashkinë e Shkodrës do të përsëriten, por para se kjo të ndodhë ka disa dilema të mëdha, me të ciliat demokracisë të re 30 vjeçare të Shqipërisë nuk i ka takuar të jetë ndeshur... Lexo më tej: Valdrin Pjetri dorëhiqet nga marrja e detyrës Kush do e drejtojë bashkinë deri në zgjedhje? Një version është që Voltana Ademi të vazhdojë të qëndrojë në detyrë deri sa të vendoset pasardhësi saj. Pra ajo të mbajë postin edhe pse mandati i përfundon në 30 gusht. Dhe këtu kthehemi tek debati i madh që u zhvillua kur presidenti Meta anulloi 30 qershorin. Socialistët pretendonin se mandati i kryebashkiakëve nuk mund të zgjatej dhe ata duhet të linin zyrat. Juristët e presidencës argumentonin të kundërtën se vendi nuk mund të lihej bosh. Nëse ky version pranohet atëherë në bashki do vazhdojë të qëndronë kryetarja e zgjedhur në 2015. Por, nëse socialistët që i kanë të gjitha levat e pushtetit në dorë këmbëngulin në interpretimin e tyre, atëherë, ata do të konstituojnë këshillin bashkiak të zgjedhur nga votimet e 30 qershorit dhe do të vendosin përkohësisht një nënkryetar bashkie deri sa të ribëhen zgjedhjet.

Andi Bushati: Besojeni, Rama prapë nuk e ka ditur

Po si mund të bëhen zgjedhje? Që zgjedhjet të zhvillohen pas dorëheqjes së Pjetrit, ato duhet ti dekretojë Ilir Meta. Por presidenti nuk e njeh 30 qershorin e për pasojë as dorëheqjen e Valdrinit. Kështu ai pritet të mos dekretojë një garë elektorale për Shkodrën, përpos 13 tetorit: “Doni zgjedhje në Shkodër, ja ku e keni të dielën e dytë të tetorit që unë kam dekretuar” mendohet të thotë Meta. Në këtë situatë pritet me interes reagimi i Partisë Socialiste, e cila mund të gjendet përpara 13 tetorit si datë e vetme për zgjedhjet në Shkodër, që sipas presidentit është datë e ligjshme për zgjedhjet edhe në 60 bashkitë e tjera. PS mund të bëjë një lojë formale të depozitojë kandidat vetëm për Shkodrën dhe ta rifitojë atë. Por, kjo manovër pëveçse do cënonte reputacioni e saj është pothuajse e pamundur sepse kërkon një lëvizje tjetër. Me një sakndal ligjor, socialistët nuk kanë pranuar ta botojnë në fletoren zyrtare dekretin e Metës për 13 tetorit. Dhe për të bërë të mundur garën e Shkodrës, në këtë datë, ata më parë duhet të hiqnin dorë nga ky vandalizëm institucional. Por, botimi në Fletoren Zyrtare do krijonte komplikime juridike lidhur me çështjet e hapura, si procedura për shkarkimin e Metës, dhe legjitimitetin e 30 qershorit. Prandaj pak gjasa ka që socialistët ti hyjnë kësaj aventure. Sipas të gjitha gjasave Shkodra do mbetet pa një datë të re zgjedhjesh dhe pa kryebashkiak…. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Eshtë ndarë nga jeta sot regjisori Gjergj Xhuvani. Gjergji ndërroi jetë sot nga një atak në zemër. Ai ndodhej në Itali për xhirimet e filmit të tij të ri, dh...

14:49

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI