Flash

Video/ Superkupa Europës: Liverpool në majën e kontinentit, Chelsea fundoset nga Abraham

Lapsi.al 15 August 2019
Video/ Superkupa Europës: Liverpool në majën e kontinentit,

Liverpool fiton Superkupën europiane, duke mundur me penallti Chelsea, pas një ndeshje spektakolare e shumë të ekuilibruar të luajtur në Stamboll: me rezultatin 2-2 pas 120' minutash lojë, tek penalltitë i riu Abraham tradhëton Lampard, duke i dorëzuar një tjetër trofe Jurgen Klopp, të parën e gjykuar nga një arbitre femër.

Këtë herë penalltitë i buzëqeshin Liverpool: vishet me të kuq trofeu i parë europian i sezonit, è Jurgen Klopp është ai që ngre lart Superkupën në Stamboll, pasi dorëzoi Community Shield në duart e Manchester City pikërisht me penallti. Frank Lampard duhet të presë ende për të fituar trofeun e parë me Chelsea si trajner: Blues treguan një përfaqësim të jashtëzakonshëm pas pokerit të pësuar në Premier League nga Manchester Utd, por u dorëzuan 7-6 pas goditjeve të 11 metërshave. Pa Alisson, heroi i Liverpool është Adrian, që priti penalltinë e pestë të Abraham: ajo e sulmuesit të ri anglez ishte gabimi i vetëm në 10 tentativat e dy skuadrave.

Fituesit e Champions e ata të Europa League zhvilluan një ndeshje të bukur, në finalen e tyre angleze, pa harruar arbitrimin e mirë të francezes Stephanie Frappart, e para grua që drejton një finale meshkujsh në kupat e Europës. Lampard u dëshpëruar kur Chelsea goditi përsëri shtyllën, duke iu frikësuar një përsëritje të sfidës së kampionatit me United, por Pulisic gjen një asist perfekt për Giroud, që francezi me finesë e dërgoi në rrjetë.

Klopp e kuptoi se të tijtë nuk funskiononin dhe e rinisi ndeshjen me Firmino në vend të Oxlade-Chamberlain. Intuitë ose fat por barazimi erdhi menjëherë: Fabinho gjeti Firmino në zonë, që shërbeu për Mané, i cili e kishte të thjeshtë të barazonte 1-1. Një goditje për Blues që rrezikuan të pësonin golin e dytë: në të 75’ Kepa është i jashtëzakonshëm në goditjen e Salah e pastaj të devijojë në traversë konkluzionin nga afër të Van Dijk.

Kohët shtesë shënojë parakalimin e kampionëve të Europës, e firma është e Mané, që me një të djathtë precize shfrytëzoi asist e Firmino, duke e dërguar në këndin e lartë të portës. Mund të ishte episodi deciziv i ndeshjes, nëse Frappart nuk do të sinjalizonte penallti të londinezët. Prekje e dyshimtë e Adrian në dalje ndaj Abraham, e kontrolli në Var nuk ndryshon idenë e francezes. Jorginho ktheu ekuilibrin në 2-2, ndërsa me penalltitë Adrian i dorëzoi Superkupën e katërt europiane Reds.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani

Eshtë ndarë nga jeta sot regjisori Gjergj Xhuvani. Gjergji ndërroi jetë sot nga një atak në zemër. Ai ndodhej në Itali për xhirimet e filmit të tij të ri, dh...

14:49

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI