Flash

Dëmtimi i Neymar është fals: PSG kërkon 100 milionë e lojtarë

Lapsi.al 15 August 2019
Dëmtimi i Neymar është fals: PSG kërkon 100 milionë e

Telenovela Neymar pasurohet me një tjetër episod kontrovers: dëmtimin fals. Sipas Le Parisien, braziliani në qendër të zërave të merkatos që e japin në dalje nga Parisi drejt Spanjës, nuk ka marrë pjesë në seancat stërvitore të Psg për shkak të një problemi në metatarsin e pestë të këmbës së djathtë, që e detyroi të humbiste Kupën e Amerikës. I menjëhershëm mohimi i Leonardo.

"Gjërat janë të thjeshta - shpjegoi drejtori sportiv i Psg - Neymar është vizituar nga stafi mjekësor e nga kirurgët më të mirë të botës në fillim të sezonit. Fraktura është rikompozuar dhe lojtari është plotësisht i shëruar. Po vazhdon programin e rehabilitimit e duhet të jetë gati të për tu kthyer në fushë".

Leonardo ka saktësuar edhe në lidhje me bisedimet me Barcellona e Real Madrid: "Po flasim me klube të tjerë, si e dinë të gjithë, por nuk ka asgjë të avancuar". Sipas L'Equipe, në realitet Psg ka dhënë aprovimin për shitjen e Neymar tek Barcellona për këmbim teknik të lojtarëve, por pjesa e parave të derdhura duhet të jetë të paktën 100 milionë. Blaugrana, që kanë shpenzuar 200 milionë për Griezmann, De Jong e Junior Firpo, nuk janë të gatshëm për një sakrificë të tillë, por parisienët për momentin nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre sepse kanë nevojë për para që të mund të marrin një lojtar të rëndësishëm përpara fundit të merkatos. E objektivat kryesorë mbeten Paulo Dybala i Juventus e Gigio Donnarumma i Milan.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI