Flash

Piruetat në video/ Si i ndryshon qëndrimet Rama për moshapjen e negociatave

Lapsi.al 9 August 2019
Piruetat në video/ Si i ndryshon qëndrimet Rama për moshapjen e

Kur vjen puna për fshehur dështimin e qeverisjes së tij për hapjen e negociatave, Edi Rama përdor një gjuhë të shumëfishtë. Ai ka prodhuar justifikime të ndryshme në kohë të ndryshme dhe mbi të gjitha të tjera argumenta për të huajt dhe të tjera për Shqiptarët. Këtë ka bërë edhe kësaj radhe në një intervistë për audiencën evropiane, të cilën e ka dhënë nga vila e tij e pushimeve në Dhërmi. Ai ka folur me një ton kërcënues për Europën duke thënë se do ishte shumë e dëmshme për rajonin nëse fati i Shqipërisë ndahet nga ai i Maqedonisë, në samitin e 18 tetorit, ku do të shqyrtohet hapja e negociatave.

Le të kujtojmë se fillimisht Rama thoshte se janë forcat ekstremiste dhe ksenofobe ato që nuk e duan zgjerimin e BE dhe se Shqipëria po bëhet viktimë e lojrave të brendshme politike evropiane dhe jo e mos realizimeve të saj.

Por, pasi Shkupi dhe Athina firmosën mes tyre kompromisin e madh për emrin e Maqedonisë së Veriut, dhe në shqipëri plakosën skandalet e përgjimeve, filloi gjithnjë e më shumë të zinte vend ideja se Maqedonisë mund ti hapeshin negociatat, ndërsa Shqipërisë jo. I pyetur në emisionin Opinion për këtë mundësi që hidhte poshtë justifikimin e parë, atë të presionit të partive ksenofobe, Rama i kapur ngushtë u përgjigj: “nëse kjo ndodh, kërkojini intervistë Lulit dhe Saliut (video poshtë)”. Pra, ai, prodhoi menjëherë alibinë e dytë, sipas të cilës Shqipëria nuk po digjej sepse nuk ka plotësuar detyrat e shtëpisë, por sepse ka një opozitë konfiktnxitëse.

[video width="1088" height="584" webm="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/08/rama-opinion.webm"][/video]

Pra, po ta mbajë shënim këtë alibi të radhës secili evropian, ai është në të drejtën e tij të mendojë: ‘Epo me këtë opozitë Shqipëria nuk e meritoka hapjen e negociatave”.

Në fakt këtë justifikim kryeministri ynë e ka vetëm për tregun e brendëshëm. Se të huajve ai u flet me tjetër gjuhë, me atë se ndarja e Shqipërisë me Maqedoninë do dëmtonte rajonin: “Do të ishte shumë e dëmshme për rajonin dhe në të njëjtën kohë do të ishte e padrejtë. Po, Maqedonia bëri progres dhe meriton të vlerësohet sepse e meriton por pyetja është: A na duhen konflikt për tu vlerësuar për atë që bëni” tha ai për Euronews.

Shikoni me video versionin e tretë të Ramës 

Pra është e vështirë të kuptohen piruetat e Ramës brenda harkut kohor të një viti e gjysëm. Fillimisht fajin e kanë ekstremistët e djathtë europianë, pastaj ektremistët opozitarë shqiptarë dhe së fundi ata që duan të dëmtojnë Ballkanin duke ndarë në rrugën e integrimit dy vendet tona.

Vetëm ai që flet nga rezidenca e Dhërmiut nuk ka asnjëherë asnjë përgjegjësi.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI