Flash

Afro 30 të vdekur/ Dy masakra brenda 24 orëve në ShBA

Lapsi.al 4 August 2019
Afro 30 të vdekur/ Dy masakra brenda 24 orëve në ShBA

Shtetet e Bashkuara u tronditën përsëri nga të tjera vrasje masive këtë fundjavë. Më pak se njëzet e katër orë pas një të shtëne të parë me armë në Teksas ku mbetën të vrarë njëzet vetë, nëntë njerëz u humbën jetën të dielën, në 4 Gusht, pasi një person lëshoi breshërinë e armës së vet, në skajin tjetër të vendit, Ohio.

Këto janë i 250 dhe 251 rast, kur vrasje masive me më shumë se katër persona, kanë ndodhur që prej fillimit të vitit në Shtetet e Bashkuara, sipas OJQ-së Arkivi i Dhunës me Armë (Gun Violence Archive).

Sot në Ohio, një shtet në verilindje të vendit, gjashtëmbëdhjetë persona u plagosën gjithashtu gjatë të shtënave që ndodhën në qytetin e Dejtonit. Vrasësi hapi zjarr rreth orës 1:00 pranë një bari, "Bar Ned Peppers", deklaroi një polic në kanalin lokal WHIO-TV7. Më pas ai u qëllua për vdekje me shpejtësi nga policia.

I dyshuari ishte i armatosur me një "armë të gjatë dhe shumë municion", tha Matt Carper, një oficer policie lokal. "Ne kishim disa oficerë policie në lagje kur filloi ky incident, kështu që pati një episod shumë të shkurtër dhune, ishim shumë me fat," shtoi ai.

Les forces de l’ordre se tiennent devant l’entrée du supermarché où a eu lieu la fusillade, à El Paso, au Texas, le 3 août.

Forcat e rendit duke qendruar para supermarketit ku ndodhi krimi ne El Paso , Teksas/ MARK LAMBIE / AP

20 të vdekur në Teksas

Disa orë më parë, një tjetër breshëri vrau njëzet vetë në Teksas. Njëzet e gjashtë të tjerë u plagosën, disa prej tyre janë në gjendje kritike. Sulmi erdhi në mes të mëngjesit, pranë një hipermarketi "Walmart" të njohur në komunitetin hispanik. Sulmuesi, një i bardhë 21 vjeç, u arrestua dhe u vendos në arrest nga policia. Ajo po heton si shkak të mundshëm të krimit "urrejten", e cila në Shtetet e Bashkuara i referohet sulmeve të motivuara nga origjina, feja ose orientimi seksual i viktimave.

"Aktualisht, ne kemi gjetur një manifest të vrasësit që tregon se ai mund të ketë lidhje me një krim të mundshëm të urrejtjes," tha shefi i policisë El Paso, Greg Allen për një konferencë për shtyp . "Ky manifest flet për racizmin, intolerancën dhe ndarjen," tha Veronica Escobar, kongresmenja nga Teksasi.

Veprim

Në Shtetet e Bashkuara, ku armëmbajtja është e ligjshme, tragjedi të tilla kanë prekikur shpesh shkollat, si dhe vendet e kultit, punës ose biznesit. Ashtu sikurse ndodh gjithmonë edhe këtë herë zëra të shumtë u ngritën për të kërkuar rregullim më të mirë të tregut të armëve të zjarrit. "Tani eshtë koha që të veprojmë dhe t'i japim fund kësaj epidemie të dhunës që lidhet me armët", ka postuar në tëeeter kandidati për primaret demokrate dhe ish presidenti Joe Biden.

Pergatiti Lapsi.al/ Burimi Le Monde

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI