Flash

Neymar me ulje: tani kushton vetëm 180 milionë euro

Lapsi.al 31 July 2019
Neymar me ulje: tani kushton vetëm 180 milionë euro

E ardhmja profesionale mbetet ende një rebus i vështirë për tu zgjidhur. Por ndërkohë, Neymar mund të marrë frymë lirisht: problemet në frontin ligjor mund të jenë arkivuar si një kujtim i keq e, duke shmangur befasitë, braziliani mund të hedhë pas krahëve një cështje që, së bashku me tërheqjen nga Kupa e Amerikës (për shkak dëmtimi) e tentativës së tejzgjatur e deri tani jo produktive të ikjes nga Parisi, i kthyen dy muajt e fundit një ferr të vërtetë. Akuzat për përdhunim u rrëzuan për mungesë provash dhe tani e gjithë vëmendja shkon tek merkato.

O Ney e stafi i tij do të merren ekskluzivisht për krahun e hekurt me Psg. Që emirët të mërzitur nga "kapriçot" e Neymar janë të gatshëm ta shesin në këmbim të shifrës së duhur, nuk është një mister. Lajmi është se tani, kur koha shtrëngon, janë të gatshëm të ulin edhe pretendimet deri në 180 milionë në krahasim me 300 që iu kërkuan fillimisht katalanasve. Por, garanton "Marca", tek Psg mbizotëron ende një inat i vërtetë kunddrejt Barcelonës, prandaj ulja mund ti shkojë për shtat dikujt tjetër.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI