Flash

Historia e azilantit shqiptar/ 100 mijë britanikë firmosën peticionin në ndihmë të 18-vjeçarit shqiptar

Lapsi.al 31 July 2019
Historia e azilantit shqiptar/ 100 mijë britanikë firmosën

Stiven Bregu ishte vetëm 13 vjeç kur mbërriti me maune në Britaninë e Madhe, ku trafikantët e zbritën në afërsi të qytetit të Bristolit, në kufi me Uellsin. Pa patur as njohuritë minimale të anglishtes, Stiven u strehua në një familje angleze si minoren, dhe pas pesë vjetësh, arriti të kalojë shkëlqyeshëm provimet e maturës, sidomos në lëndët e shkencave ekzakte. Ishte sjellja e tij shembullore, kontributi dhe modeli që Stiven Bregu demostroi në shkollë dhe jetën e përditshme, që bëri të mundur që një komunitet i tërë të firmososte peticionin që arrit në afro 100 mijë firma në mbrojtje të adoleshentit shqiptar.

Nisi kështu një fushatë sensibilzuese dhe mediatike e shkollës, e familjes angleze, si dhe e vetë kryetarit të Bashkisë së qytetit të Bristolit, që çoi në fitoren në instancën e Apelit për vendimin e deportimit të tij. Ministria e Brendshme dhe e Emigracionit ka dy javë kohë, për të apeluar sërish, edhe pse gjasat janë të pakta pas një fushate të tillë publike.

Kryetari i Bashkisë së Bristolit pas vendimit është shprehur se "unë shpresoj se një rast i tillë do çojë në një reforme me të gjerë të sistemit britanik të azilit, me qëllim që askush të mos kalojë nëpër kalvarin dhe traumën që kaloi Stiven Bregu”.

Janë të shumtë shqiptarët që shkojnë në Britani thuajse çdo ditë, një pjesë e tyre minorenë, të cilët shteti i strehon deri sa mbërrijnë moshën 18-vjeçare. Një pjesë e madhe refuzohen, duke bërë që jeta e tyre më pas të vështirësohet për shkak të ndërprerjes së ndihmës nga shteti dhe kalimit të tyre në “të zezë”, ku jo pak, bien pre e grupeve kriminale, sidomos të atyre që operojnë në veprimtarinë e shpërndarjes së drogës.

Rasti i Stiven Bregut dëshmon se me mbështetjen e nevojshme, të rinjtë shqiptarë arrijnë të integrohen në shoqërinë pritëse dhe të aspirojnë për një jetë më të mirë, brenda kontureve ligjore.

Të këshilluara

Rëndësia e kripës së detit për flokët

Flokët duken më bukur nëse nuk e heq menjëherë kripën nga floku, por përveç pjesës së bukurisë, duhet të dini se ajo ndihmon edhe në shëndetin e tyre. Kripa ...

16:28

Instagram, rrjeti më i dëmshëm social

Llogaritë adiktive të modeleve të fitness-it, të udhëtimeve ekzotike dhe momenteve të përsosura të fotografive shpesh nuk përputhen me jetët tona relativisht ru...

18:02

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI