Flash

Video/ Prezantim drithërues për De Rossi: "Këtu janë të çmendur, thashë menjëherë po”

Lapsi.al 30 July 2019
Video/ Prezantim drithërues për De Rossi: "Këtu janë
Në Buenos Aires është dita e Daniele De Rossi. Për mesfushorin ish-Roma ka ardhur momenti i prezantimit në konferencën për shtyp dhe me tifozët e tij të rinj, pasi ka ndjekur një ditë më parë si spektator 0-0 e Boca Juniors kundër Huracan. Në Salón Filiberto, pikërisht brenda shtëpisë së Xeneizes, numri 16 i argjentinasve flet për herë të parë për të rrëfyer zgjedhjen dhe ndjesitë e tij: “Burdisso më ka treguar shumë për Boca. Kush nuk është brenda stadiumit nuk mund ta kuptojë cfarë do të thotë të jesh pjesë. Është një spektakël, por gjeta, përvec pjesës afektive, një klub serioz”. https://www.youtube.com/watch?v=aqL7GSP5QjM "Kur u zyrtarizua lamtumira nga Roma, nisëm të dëgjoheshim me presidentin. I thashë menjëherë po, sepse fitoi dëshira ime për të luajtur futboll - rrëfeu De Rossi - Mendoj se gjithcka kam parë këtu është një konfirmim se është vendi i duhur për të punuar. Unë e jetoj futbollin 24 orë në ditë e nuk doja një vend që të më shuante" E natyrisht Argjentina nuk do ta shuajë De Rossi, tifozët pas pritjes madhështore mezi presin ta shohin në fushë: "Jam stërvitur gjithnjë, por vetëm dhe nuk është e njëjta gjë. Kam nevojë për disa ditë, ndoshta 10, për të qenë në formë. I takon trajnerit të vendosë. Sigurisht më pëlqen të debutoj në Copa Libertadores". "Zgjedhja natyrale pas 20 vjet në Roma? E ndiqja Boca që i vogël, kur shihja të luante Maradona, aty më lindi dashuria për këtë skuadër. Kam jetuar 20 vjet në një ambjent të cmendurish, ku jetohet me futbollin cdo ditë. Mund të shkoja në një vend të qetë, por zgjodha një vend ku njerëzit janë edhe më të cmendur për futbollin. Dua ti jap Boca atë që mund tia jepja Romës".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI