Flash

Përjashtim i përkohshëm: Anglia e bën futbollin si rugby

Lapsi.al 30 July 2019
Përjashtim i përkohshëm: Anglia e bën futbollin si rugby

Ndërsa futbolli botëror ndryshon e bëhet më i shpejtë, futbolli anglez po mundohet të reduktojë faullet, zënkat në fushë dhe protestat e tepërta ndaj arbitrit të ndeshjes, duke aplikuar... përjashtimin e përkohshëm. Ashtu si raporton BBC, pas dy vjet testimesh Federata angleze e futbollit ka zyrtarizuar rregullin e ri që do të futet nga sezoni që po fillon, në seritë inferiore të kampionateve ishullore: përjashtim i përkohshëm. Një situatë e njohur për rugby e për hockey, po aspak për futbollin.

Dënimi parashikon 10 minuta jashtë fushës për lojtarët që do të bëhen përgjegjës të sjelljeve që zakonisht ndëshkohen me karton të verdhë. Arbitri, për të dhënë një përjashtim të përkohshëm, duhet të tregojë kartonin e verdhë dhe me të dy krahët të japë drejtimin e daljes. Futbollisti i dënuar duhet detyrimisht të kalojë 10 minuta jashtë fushës, pa u zëvendësuar apo marrë pjesë në aksionet e lojës. Dy përjashtime të përkohshme sjellin përjashtimin definitiv të lojtarit, që mund të zëvendësohet nga skuadra nëse ka ende zëvendësime të disponueshme.

Sipas FA, përjashtimi i përkohshëm do të arrijë të reduktojë sjelljet e pahijshme deri në 38% e do të ndalojë lojtarët të diskutojnë me arbitrat.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI