Flash

Një pëlqim që mund të thotë shumë: Modric 'like' Milan dhe Serie A

Lapsi.al 30 July 2019
Një pëlqim që mund të thotë shumë: Modric

Deri në 2 shtator cdo tifoz ka të drejtë të ëndërrojë, e ata të Milan vazhdojnë të besojnë tek Luka Modric, si njeriu i duhur për ti dorëzuar celësat e mesfushës. Kroati në fakt mund të jetë njeriu i duhur i eksperiencës për të drejtuar një skuadër të rinuar. Vetëm 10 ditë më parë Paolo Maldini kishte mohuar cdo tratativë me mesfushorin e Real Madrid, por rrugët e rrjeteve sociale janë të pafundme. E si për ta konfirmuar këtë, sot një like i Modric në faqen e Instagram të Milan, që fliste për kalendarin e kampionatiut të ardhshëm, ka rizgjuar ëndërrat e milanistëve.

Nuk është sidoqoftë hera e parë që Modric pëlqen postime të Milan, kishte ndodhur edhe në maj të 2017 kur vlerësoi një postim të kuqezinjve që fliste për Curva Sud. Edhe vitin e kaluar, kur dukej se do të kalonte tek Inter, kroati dha sinjale në rrjetet sociale, më pas të pakonkretizuara. Këtë herë edhe biografi i Modric e ka lënë derën hapur, e ndoshta në fund historia shkon ndryshe. Të ëndërrosh nuk bën kurrë keq...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI