Flash

Juventus nxjerr në shitje Dybala: argjentinasi mund të sjellë në Torino Lukaku ose Eriksen

Lapsi.al 30 July 2019
Juventus nxjerr në shitje Dybala: argjentinasi mund të sjellë

Juventus ka vënë në merkato Paulo Dybala dhe ky është një sinjal i qartë. Joya, që po kalon ditën e fundit të pushimeve në Argjentinë, ka marrë një telefonatë nga drejtuesit bardhezinj që e kanë informuar mbi qëllimin për ta shitur. Argjentinasi ka deklaruar disa herë dëshirën e tij për të qendruar, edhe pse sirenat e merkatos e shihnin si pjesë teknike këmbimi në cështjen Lukaku. Në përfundim të hedhjes së shortit për kalendarin e Serie A, Nedved pranoi: "Ka propozime dhe të interesuar për të".

Dybala do të kthehet më herët nga pushimet dhe të enjten do të jetë në Torino ku do të bisedojë me Maurizio Sarri (sponsori i tij kryesor) e më pas me dyshen Fabio Paratici-Pavel Nedved. Vetëm se fatet janë të vendosura tani dhe bardhezinjtë po manovrojnë për të sjellë në Torino sulmuesin e United, ndërsa kanë në dorë edhe të punojnë për Mauro Icardi. Ditët në Torino për Dybala duket se kanë përfunduar dhe me deklaratën e Nedved ka nisur hapur tratativa për të përdorur numrin 10 si element të rëndësishëm në operacionet e merkatos ku më të nxehtat të cojnë tek dy sulmuesit vërtetë, por edhe tek mesfushori i Tottenham Eriksen.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI