Flash

Akord me Everton: 40 milionë për Kean, por pa riblerje

Lapsi.al 30 July 2019
Akord me Everton:  40 milionë për Kean, por pa riblerje

Moise Kean është një hap larg Everton, pasi tashmë Juventus ka gjetur akordin me klubin anglez për trasferimin e lojtarit, që vjen nga një sezon ku u evidentua edhe pse në një moshë të re. Kean mund të kryejë që nesër vizitat mjekësore në klubin e tij të ri (sot u largua nga stërvitja e bardhezinjve më herët). Kontrata e Kean me Juventus skadon në 2020, ndërsa ishte shfaqur e komplikuar cështja e rinovimit. Në Angli lojtari do të përfitojë 3 milionë në sezon, ndërsa nuk është bërë e qartë ende shifra e paguar për sulmuesin. Kampionët e Italisë kërkonin 40 milionë euro, por tratativa duhet të jetë mbyllur rreth 30 plùs bonus (që mund të arrijnë në 10 milionë).

Nyja e operacionit ishte në fakt kërkesa për riblerje e bardhezinjve, por sipas Mirror, Toffees, që kishin ngritur një mur mbi këtë klauzolë, kanë dalë fitues, edhe pse nuk ka ende zyrtarizim në këtë aspekt.

Natyrisht për Juventus është një plusvalencë e madhe, duke konsideruar faktin se lojtari është rritur në moshat e bardhezinjve. Kean u evidentua në sezonin e kaluar, mbi të gjithë në fazën e dytë, kur shënoi gola të rëndësishëm si dygolëshi kundër Udinese e ai deciziv ndaj Milan. I këshilluar edhe nga agjenti i tij Mino Raiola, lojtari ka dhënë aprovimin e tij për transferimin dhe në moshën 19 vjecare është gati për një rol protagonisti në Premier League.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI