Flash

Tragjedi në mal: atletja norvegjeze vritet nga një rrufe

Lapsi.al 28 July 2019
Tragjedi në mal: atletja norvegjeze vritet nga një rrufe

Një incident tragjik ka ndodhur në Südtirol Ultra Skyrace. Të shtunën në mbrëmje, rreth orës 19.15, një atlete norvegjeze është vrarë nga një rrufe në liqenin e San Pancrazio. Një grup atletësh po kalonin lokalitetin në një lartësi prej rreth 2.120 metrash mbi nivelin e detit, kur gjatë një stuhie atletja 44 vjecare është goditur nga vetëtima.

Rreth 30 minuta më parë, gara ishte ndërprerë për shkak të motit të keq e atletët ishin ndalur në Antran, në strehimin Maja e Drerit dhe strehimin Kesselberg. Disa prej konkurentëve ndodheshin midis dy pikave dhe jashtë kujdesit të personalit përgjegjës të kontrollit të rrugëtimit, mes të cilëve edhe grupi ku bënte pjesë atletja norvegjeze.

Disa atletë që e kuptuan cfarë ndodhi kanë njoftuar menjëherë urgjencën. Pas ndihmës së parë, norvegjezja u dërgua në spitalin e Bolzanos ku nuk i shpëtoi dot vdekjes. "Jemi të dëshpëruar për atë që ndodhi", ka deklaruar Josef Günther Mair, drejtori i komitetit organizator të Südtirol Ultra Skyrace. Pas tragjedisë, edhe dorëzimi i cmimeve të garës së ecjes në mal, në program të dielën në 11:00, është anulluar.

Të këshilluara

Datlindja e Lorik Canës festohet në Marsejë

Këtë të shtunë ish kapiteni i kombetares Lorik Cana festoi 36 vjetorin. Këtë gje nuk e ka haruar edhe nje nga klubet më të rëndësishëm të karierës së tij, Olimp...

11:08

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI