Flash

"Uefa ka fshehur hetimet ndaj Psg": akuza të ashpra të New York Times hapin një tjetër skandal

Lapsi.al 25 July 2019
"Uefa ka fshehur hetimet ndaj Psg": akuza të ashpra të New

Cështja Psg-Fair Play Financiar fsheh hije: e pranon New York Times që ka patur akses në disa dokumente që do të provonin se Uefa nuk ka hetuar si duhet mbi klubin e Al-Khelaifi në lidhje me thyerjen e mundshme të rregullave të FPF në verën e 2017, atë që solli në Paris Neymar e Mbappé me një investim kolosal rreth 400 milionë euro (edhe pse blerja e francezit u bë formalisht për sezonin pasardhës).

E përditshmja amerikane pranon se organizmi më i lartë i futbollit europian ka groposur hetimet mbi Psg, duke mos e fundosur për shkak të lidhjeve mes Uefa vetë e Al-Khelaifi, pronar edhe të beIN Media Group që gjatë viteve ka derdhur miliona euro në arkat e Nyon për të drejtat televizive të futbollit europian.

Hetimet kishin dhënë idenë se kishte parregullsi sponsorizimi të entit të turizmit të Qatar, një lloj sponsorizimi i "familjes", por e gjitha u fsheh. Ankimimi në CAS, i kërkuar nga Psg sepse kërkesa për hetime të mëtejshme nga Dhoma e Investigimeve Uefa nuk kishte ardhur në kohët e parashikuara nga ligji, u përmbyll pa asgjë të ndodhur: një boshllëk ligjor kishte shpëtuar parisienët. Sipas NY Times një tjetër sinjal për sjelljen e butë nga Uefa.

REGIMI I UEFA

Përgjigja e Uefa nuk vonoi: "Pasi vlerësuam ligjërisht, me ndihmën e një mendimi të jashtëm, arritëm në konkluzionin se kishte argument të forta në interpretimin e prezantuar nga Psg".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI