Flash

Nga amatorët e Prata Falchi, tek PSG: përralla e jashtëzakonshme e Denis Franchi

Lapsi.al 25 July 2019
Nga amatorët e Prata Falchi, tek PSG: përralla e jashtëzakonshme
Një histori që ngjan me një përrallë. Denis Franchi, i datëlindjes 2002, luante deri pak ditë më parë në Prata Falchi, klub i promocionit në provincën e Pordenone. Por mbi portierin, besojeni ose jo, kishte hedhur sytë Psg që nga Krishtlindja e kaluar ka nisur ta ndjekë rregullisht. Tani erdhi zyrtarizimi: Denis ka firmosur një kontratë tre vjecare dhe është një lojtar i ri i klubit parisien. Fillimisht do të luajë me moshat, por me mundësinë për të synuar vendin e portierit të tretë në skuadrën e parë. Sezonin e kaluar mbronte portën e Under 17 të Udinese (në Memorial Sassi është vlerësuar si portieri më i mirë i turneut). Por në bardhezi ishte vetëm i huazuar, kartoni i tij ishte në pronësi të Prata Falchi që ka avancuar tratativën me Psg. Muajin e kaluar portieri u evidentua, gjatë një turneu në Nantes e klubi parisien zhduku dyshimet. Denis, në Paris, pasi kreu vizitat mjekësore dhe është prezantuar përmes një foto në faqen zyrtare të klubit. Aspak keq! Në Ville Lumière, Franchi do të vazhdojë edhe rrugën e tij të shkollimit, do të frekuentojë liceun e gjuhëve të huaja.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI