Flash

Del VIDEO/ Mesut Ozil i shpëton sulmit me thika, shoku i tij lufton me grabitësit

Lapsi.al 25 July 2019
Del VIDEO/ Mesut Ozil i shpëton sulmit me thika, shoku i tij lufton me

Futbollisti turk i Arsenalit, Mesut Ozil ka rënë pre e një grabitjeje në një lagje në veri të Londrës këtë të enjte. Sipas një videoje të publikuar nga “The Sun” 30-vjeçari ka shpëtuar për shkak të ndërhyrjes së shokut të tij të skuadrës Sead Kolasinac. Dy prej hajdutëve mbanin në duar thika, por Kolasinac është përballur edhe pse në duar nuk kishte asgjë.

Siç shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, Ozil qëndron në makinë ndërsa mbrojtësi boshnjak i Arsenal pasi largon një prej hajdutëve, i vihet pas tjetrit, i cili gjithashtu largohet me shpejtësi. Dëshmitarët thanë se Kolasinac sapo ka parë grabitësit ka luftuar i vetëm, ndërsa Ozil braktisi me shpejtësi makinën dhe u strehua afër një restoranti turk.

“Ozil dukej shumë i tmerruar. Dy grabitësit mbanin helmeta në kokë dhe një thikë. Një zot e di se çfarë do kishte ndodhur nëse do e kapnin. Dukej sikur do ta bënin copa-copa dhe me siguri edhe ai atë mendoi. Askush nuk e pret që të ndodh një gjë e tillë në mes të rrugës e aq më tepër në mesditë”, - tha punonjësja e një dyqani aty pranë.

Incidenti është konfirmuar edhe nga zyrtarë të klubit të Arsenalit.

“Kemi qenë në kontakt me dy lojtarët dhe ata janë mirë”, - u shpreh zëdhënësi i Arsenal.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI