Flash

15 orë rezistencë e artistëve, policia tërhiqet nga Teatri Kombëtar

Lapsi.al 24 July 2019
15 orë rezistencë e artistëve, policia tërhiqet nga Teatri

Forcat e policisë që prej mëngjesit mbanin të rrethuar godinën e Teatrit Kombëtar janë tërhequr në orët e mbrëmjes. Rreth orës 21.40 uniformat e policisë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë larguar nga teatri pas gati 15 orësh tensioni dhe përplasjesh.

Artistët dhe qytetarët kanë pushtuar më pas ambientet e Teatrit pas një beteje që zgjati prej mëngjesit dhe ku nuk munguan tensionet dhe përplasjet. Artistë e përfaqësues të shoqërisë civile kanë bërë rezistencë duke hyrë në ambientet e brendshme kundër boshatisjes së nisur prej ditësh në kuadër të projektit për ndërtimin e teatrit të ri mbi rrënojat e të vjetrit.

Nuk dihet nëse tërheqja e policisë është e përkohshme. Një pjesë e aktorëve dhe qytetarëve vijojnë të qëndrojnë para dhe brenda godinës së Teatrit Kombëtar. Ata e kanë konsideruar një fitore të madhe, tërheqjen e policisë.

Regjisori Edmond Budina u shpreh se protestuesit do të vijojnë të qëndrojnë aty derisa kjo qeveri të rrëzohet dhe Teatri të rikonstruktohet dhe jo të shembet. Ai ka falënderuar protestuesit, teksa ka paralajmëruar se nuk do të tërhiqet.

"Politikanët shkojnë e vijnë, qytetarët mbeten. Në duhet ta drejtojmë demokracinë. Këtej e tutje mos na lini vetëm. Prej një viti e gjysmë që jemi natë për natë dhe kemi 5 net që po e gdhijmë këtu. Ju falënderoj me shpirt që jeni këtu. Ne do të jemi këtu deri në fund, derisa sa të bjerë kjo qeveri dhe të rikonstruktohet ky teatër. Ne nuk tërhiqemi", - u shpreh Budina. 

Edhe Kreu i PD-së, Lulzim Basha u është bashkuar sërish qytetarëve e aktorëve të cilët ndodhen te Teatri Kombëtar duke protestuar kundër shembjes së tij. Basha mbërriti pasi nga ambientet e Teatrit u larguan forcat e policisë dhe FNSH-ja.

“Të dashur artistë, qytetarë, ju falënderoj për shembullin e jashtëzakonshëm, heroik qytetar dhe europian që i treguam mbarë botës me qëndresën tonë, që me Aleancën për Teatrin, kauzën më fisnike, mirënjohje për sakrificën tuaj. Zonja dhe zotërinj të aleancës, jeni krenaria dhe frymëzimi për opozitën, qytetarët, jeni etaloni i ri i qëndresës së pathyeshme të qytetarëve të bashkuar kundër së keqes”, - tha Basha në fjalën e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI