Flash

Dejvi Bregu refuzon Kukësin: "Menaxheri po bisedon me dy klube të huaja"

Lapsi.al 23 July 2019
Dejvi Bregu refuzon Kukësin: "Menaxheri po bisedon me dy klube të

Dejvi Bregu është pjesa e cmuar e merkatos së Skënderbeut dhe lojtari që të gjithë do ta dëshironin në skuadër. Ka vetëm një problem, që sulmuesi vlonjat nuk dëshiron më të luajë në Shqipëri dhe e ka të qartë shënjestrën e tij, në tentativë për të arritur pse jo edhe kombëtaren. Kukësi insistoi gjatë për të marrë shërbimet e lojtarit, madje në një pikë u përfol edhe akordi me vlonjatin, gjë që vetë lojtari e përgënjshtron duke saktësuar se nuk ka ndërmend të qendrojë më të luajë në Shqipëri.

Sulmuesi ka bërë të ditur se menaxheri i tij po punon në dy pista të ndryshme, bisedimet janë në fazë të avancuar edhe pse lojtari nuk dëshiron të bëjë ende të ditur emrat e klubeve, por është limituar të thotë se bëhet fjalë për një klub kroat dhe një zviceran. Kështu, vlonjati i ka mbyllur derën interesimit të Bluve, që po mundohen të rikonstruktojnë skuadrën në dritën e zhvillimeve të fundit. "Nuk luaj më në Shqipëri, e kam ndarë mendjen të provoj dicka tjetër - tha Bregu -. Nuk mund të tregoj emra, por menaxheri im po bisedon prej javësh me dy klube, një kroat dhe nje zviceran", pohoi vlonjati.

11 gola në 31 ndeshje sezonale nuk janë shifrat më të mira të numrit 23, por po të marrësh parasysh luhatjet që kishte Skënderbeu dhe vitin e cuditshëm të bardhebluve, futen tek performancat e rëndësishme. Bregu në fakt, që kur u bashkua me korcarët nga Luftëtari, erdhi më idenë për tu katapultuar jashtë, gjë që nuk ndodhi për goditjen që mori klubi bardhekuq nga Uefa. Por tani, 24 vjecari duket se sezonin e ardhshëm do ta luajë në një kampionat më të fortë…

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI