Flash

Calderon zbulon prapaskenën e largimit të Zidane: "Donte të mbante CR7 e të largonte Bale, por Perez...!”

Lapsi.al 23 July 2019
Calderon zbulon prapaskenën e largimit të Zidane: "Donte të

Ka prapaskena të merkatos që mund të imagjinohen por… është gjithnjë nevoja që dikush të flasë hapur. Në Madrid, ky dikush është Ramon Calderon, një nga ato që dinamikat e skuadrës i di mirë, ndoshta jo më mirë se presidenti aktual por… për këto gjëra Florentino Perez nuk flet shumë. Ish-presidenti ndërkohë për cështjen Bale ka shumë për të thënë dhe e bën për Sky Sports. “Zidane donte të mbante CR7 e të largonte Bale“.

Deri këtu gjithcka është e qartë. Normalisht askush nuk do të befasohej nga një frazë e tillë, por sipas Calderon ky skenar ka një datë …praktikisht me ardhjen e Zizou në pankinën e skuadrës së parë të Real Madrid. Për momentin, Bale është në ikje e sipër e pas rendimentit të sezonit të kaluar e cështjeve personale të pazgjidhura, Real do ta ketë shumë të vështirë të mos e lërë cmimin të zbresë. Bale ka qenë gjithnjë blerja e “Florentino”, që e ka mbrojtur në pafundësi. Por ndërkohë situata aktuale nuk i bën mirë askujt.

“Nuk është e përballueshme. Për të gjithë, për lojtarin, për trajnerin e për klubin. Zidane nuk do ta kishte marrë në konsideratë për fillimin e sezonit të kaluar. Do kishte dashur të mbante Ronaldo e të shiste Bale. Presidenti nuk ia dëgjoi këshillën, e kështu u largua“. Në fund, pas peripecive e gati një viti, Zidane vendosi të kthehej, e këtë herë ishte e qartë se Bale duhet të largohej e në fakt ka bërë valixhet si e konfirmon Calderon: “Kur u kthye dy muaj më parë, i është premtuar që Bale nuk do të qendronte në të ardhmen. Ndoshta komentet e tij nuk kanë qenë të përshtatshëm por kanë treguar se është i bezdisur nga kjo situatë e gjëja më e mirë është të gjejnë një zgjidhje“. Zgjidhje që është sugjeruar edhe një vit më parë: Bale duhet të largohet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI