Flash

Valentino "i shkarkuar” nga Yamaha: “Dikush nuk është më cilësor”.

Lapsi.al 21 July 2019
Valentino "i shkarkuar” nga Yamaha: “Dikush nuk është

I shkarkuar. Valentino Rosi është larguar nga Yamaha dhe kjo është konfirmuar edhe nga shtypi. Lin Jarvis, drejtori i menaxhimit të skuderisë japoneze në MotoGP, ka treguar për motorsport.com se skuadra “është gati për tërheqjen e tij”. Doktori, 40 vjeçar, ende në kërkim të dëshpëruar (gjithnjë e më e vështirë) për titullin e dhjetë botëror në karrierë, duket se nuk do të jetë më në botën e motorëve.

Deri më tani, nënvizon Corriere dello Sera, lajmi ka qarkulluar gjithmonë nën tavolinë, si një zë jozyrtar. Tashmë është e destinuar të shpërthejë: me të vërtetë Valentino do t’i thotë mjaft MotoGP-së? “Nuk besoj se do të jemi të pranishëm në një cirkuit gjysëm të boshatisur – bën batuta Jarvis – Sepse në MotoGP cilësia është shumë e lartë dhe kemi gjashtë konstruktorë të përfshirë. Do të na mungojë Valentino? Shumë, por jeta do të shkojë përpara”.

"Zgjedhja - shpjegon menaxheri -, do të jetë e ndarë mes palëve, edhe pse duhet të preken ato që e kanë të pamundur të jenë cilësorë ashtu si do të donin, apo që motivimi i tij ka nisur të zbehet”. Fjalë të ashpra, për Valentino Rossi që nuk fiton që nga Çmimi i Madh i Assen në 2017-ën, por gjithnjë mbetet piloti (për më tepër, miti) që ka sjellë titullin tek Yamaha në 2005-ën pas dhjetë vitesh mungesë. Ndoshta nuk do të jetë tradhëti, por i afrohet shumë...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI