Flash

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Vllaznia, Luftëtari e Flamurtari në kaos: në 11 ditë duhet të likudojnë më shumë se 2 milionë euro borxhe

Lapsi.al 20 July 2019
Vllaznia, Luftëtari e Flamurtari në kaos: në 11 ditë duhet

31 korriku, afati i fundit i vendosur nga Komisioni i Liçensimeve të klubeve për marrjen e licensës, për pjesëmarrjen në kampionatin e kategorisë Superiore në edicionin 2019-2020, është shqetësimi i vetëm për klubet në vështirësi financiare. Luftëtari, Vllaznia e Flamurtari janë në garë me kohën për të bërë pagesat e nevojshme dhe për të paraqitur në Federatën Shqiptare të Futbollit dokumentacionin e duhur. E megjithatë deri tani ka vetëm premtime dhe asnjë lëvizje konkrete.

Në FSHF bëjnë me dije se klubet kanë deklaruar se do të sjellin letrat brenda 31 korrikut, që është edhe deadline për to, përcaktuar nga Komiteti Ekzekutiv, në mbledhjen e fundit. Por ndërkohë konfirmohet se asnjë prej tyre nuk ka depozituar në institucionin që drejton futbollin në vend të dokumentave përkatëse. E vështirë në fakt po të llogarisësh shifrat e përfolura: Luftëtari ka rreth 300 milionë lekë të vjetër detyrime, por gjendja në të cilën ndodhen gjirokastritët e bën pothuaj fare të pashpresë situatën. Dridhen edhe vlonjatët, që vetëm në sezonin e kaluar janë fundosur me gati 1 milion euro, shumë e papaguar për lojtarët e stafin, pa u futur në detyrimet që ka Flamurtari ndaj të tretëve. Në të njëjtën gjendje është edhe Vllaznia, ku borxhet kalojnë miliardin, e një pjesë e mirë janë detyrime tatimore.

Duhet një marrëveshje, por edhe kjo mundësi është e komplikuar, sepse për ta arritur duhet paguar principali i borxhit. Deri në 31 korrik janë edhe 11 ditë, shumë nëse flitet për klube me financa të shëndosha, e që mund të bëjnë pagesat e duhura në cdo kohë, por shumë pak për klube që nuk janë askund as me aktivitetin sportive në vigjilje të sezonit të ri e jo më me financat. Por paralajmërimi është dhënë, i qartë madje, “në rast se pas këtij afati, kriteri financiar nuk do të jetë përmbushur, klubi rrezikon të mos marrë pjesë në kampionatin Kombëtar të Superiores për sezonin 2019-2020.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI