Flash

Zbulohet personi "misterioz" që drekoi me Ramën dhe Erdoganin

Lapsi.al 19 July 2019
Zbulohet personi "misterioz" që drekoi me Ramën dhe

Kryeministri Edi Rama ka botuar sot me mburje se ndodhet në Turqi ku ka zhvilluar një takim me Presidentin Recep Tayyip Erdogan. Rama ka qenë i ftuar në rezidencën verore të Erdogan në Marmaris dhe foton nga dreka e ka publikuar vetë në Instagram me një shënim.“Në mikpritjen e Presidentit Erdogan në rezidencën e tij verore në Marmaris".

Por fotoja që kryeministri shqiptar ka zgjedhur për botim ka një mister. Aty vërehet që në drëkë është i ftuar edhe një person i tretë, por i cili nuk duket me fytyrë.

Mos e humbni:

Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama Erdogan?

Media turke e ka zbuluar identitetin e këtij të fundit. Bëhet fjalë për Berat Albayrak (ne krah te presidentit turk dhe me shigjete ne foton e drekes), dhëndri i Erdoganit i martuar me të bijën e tij Esra, dhe njëkohësisht ministër aktual i financave.

Por, Albayrak ka edhe një lidhje të fortë me Shqipërinë. Ai që prej vitit 2006, ka qenë drejtues i lartë i Çelik Hollding dhe pas 2007 drejtor i përgjithshëm i kësaj kompanie, që privatizoi në vitin 2005 edhe kompaninë e telefonisë publike shqiptare. Për një kohë ai ka qenë edhe Anatar i Këshillit mbikqyrës të Alblekomit.

Image result for berat albayrak erdogan

Ndoshta prezenca e dhëndrit në darkën e shtruar nga vjehri president mund të jetë e rastësishme, por ajo mund të jetë e lidhur edhe me zërat që qarkullojnë prej disa javësh në Tiranë, ku Alb Telekom, gjithnjë në pronësi të turqve, po përpiqet të pengojë me anë të presioneve shtetërore zgjerimin e një komkurenti të drejtëpërdrejtë në treg. Si shenjë presion thuhet se Erdogan ka ndërprerë edhe financimin e xhamisë së madhe të Tiranës që ka mbetur pezull. 

Me sa duket Raisi turk e ka thirrur vëllain Edi, në vilën e tij në Marmaris për të sheshuar disi marëdhëniet që nuk janë në ditët e tyre më të mira.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI