Flash

Video/ Si u tall Rama në fushatë me ShBA dhe BE për mbylljen e kufijve

Lapsi.al 18 July 2019
Video/ Si u tall Rama në fushatë me ShBA dhe BE për mbylljen e

"Po vërtet, puna e komisarit ishte loja". Këtë batutë të njohur të kinostudios socrealiste, që Rama e ka shumë për zemër, ai mund ta përdorë lirshëm sot. Pasi Rilindja është tëhequr nga kërcënimi për të shtuar në Kodin Penal amendamentin që ndalonte daljen jashtë vendit për ata që prekin zgjedhjet. Pasi përdori për 30 ditë me radhë si gogol ShBA dhe BE (natyrisht një tallje me leje) duke thënë se çdo shqiptari që bënte dhunë në 30 qershor do ti hiqej e drejta për të shkelur në këto teritore, kryeministri sot është tërhequr nga kjo nismë. Dhe më e bukur se gënjeshtra e parë është arsyetmi publik që Taulant Balla gjeti për të justifikuar zbythjen: "Do të konsultiohemi me opozitën e re".

Vetë Rama pasi ka kaluar lumin i ka hedhur pas përbetimet që bënte për djemtë e veriut që duhet ta harronin emigracionin (shiko videot e dyta poshtë). Por kurioze është të kujtohet se sa herë ai është në vështirësi relae ai përdor ndërkombëtarët si alibi. Të njëjtën gjë bëri edhe kur opozita e akuzonte për kanabizimin e vendit. Të vetmin argument që Rama përdorte në publik dhe në parlament ishte: A nuk do flisnin ShBA dh BE po të mbushej Shqipëria me drogë (dy videot këtu poshtë). Dhe ambasadori amerikan Donald Lu dilte dhe e mbështeste.

https://www.dailymotion.com/video/x678hbi

https://www.dailymotion.com/video/x68g3d5

E njëjta situatë u përsërit edhe gjatë fushatës së 30 qershorit. Kryeministri nuk la miting pa përdorur BE dhe SHBA për të friksuar ata që ishin kundër zgjedhjeve një partiake dhe ata e lanë ta bënte këtë. Tani kur gjithshka mbaroi Rama e tërhoqi amendamentin dhe u tha thë gjithëve: "Po puna e komisarit ishte loja".

©Lapsi.al

https://youtu.be/IDwg7Jarv2c

https://youtu.be/X6iGaBAWFJA

Bujar Kapexhiu: "Po flet zoti Palmer"

L’image contient peut-être : 1 personne

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI