Flash

Ish kreu u bujqësisë/Si ta kuptoni në kushtet e shtëpisë nëse bostanët janë të mbytur me nitrate

Lapsi.al 18 July 2019
Ish kreu u bujqësisë/Si ta kuptoni në kushtet e

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar për denoncimet e fundit në media për sasinë e lartë të nitratit tek pjepri.

Ai thotë se qytetarët duhet të bëjnë vetë kujdes me metoda “tradicionale” shtëpiake.

Ja çfarë shkruan Panariti në facebook:

Merrni fatin në doren tuaj! Bejini vete analizat e ushqimit në shtepi! Ka një irritim dhe panik te arsyetuar qytetar për lajmet të cilat qarkullojnë për nivele të larta të nitrateve te bostanoret (shalqi, pjeper ).

A mundet që te kete teprim dhe pseudo alarm për rrezikun që keto mbetje kimike, krijojnë per shendetin? Me shumë mundesi që po! Kjo sepse te dhenat e analizave vijnë nga individë dhe jo nga institucione!

Sepse matjet e nitrateve ne fruta perime, kryen me pajisje te pa kalibruara dhe metoda te pa certifikuara. Kryesisht matjet e nitrateve kryen me pajisjen “Greentest” nje tip “kanoceje” të cilën ata që kanë mundesi e blejnë online në Ebay apo Amazon!

Por për sa kohë që AKU dhe ISUV heshtin dhe nuk analizojnë ndotjet në ushqim, eshte plotësisht e ligjshme të ruash veten dhe familjen nga ndotja!

Jam i sigurt se mbi 99% e shqiptareve nuk kanë mundesi te blejnë aparatura “on line”, prandaj po ju tregoj se si mundet ti zbuloni nitratet te shalqini, në shtëpi vetëm me një tas me ujë!

Ja se si?

Merrni nje copë tuli shalqini pa fara dhe futeni ne nje tas me uje. Lereni per 10 minuta!

Nese uji ngjyroset ne rozë atehere shalqini ka nivele te larta nitratesh. Nese uji mbetet pa ngjyre, shalqini eshte ne rregull. Po keshtu, nese copa lundron ne sipërfaqe dhe nuk fundoset, shalqini eshte ok….

Edhe njehere keto janë masa vetëmbrojtjeje qytetare te cilat nuk zevendsojne analizat zyrtare, por eshte më mire se te rrish duarkryq dhe te ankohesh.

Të këshilluara

Arsyet pse jemi më të lumtur gjatë verës

Humori ndryshon brenda sekondit dhe ndjesia e parë që të vjen është të dalësh atje jashtë për të shijuar çdo moment të jetës. Zakonisht, një gjendje e tillë ndo...

17:00

E bardha, ngjyra e kësaj vere

E bardha është ngjyra e çdo stine, por tre muajt e verës janë ngushtësisht të lidhura me të. Nuk është aspak e lehtë të përcaktosh të bardhën si ngjyrën ‘’In’’ ...

16:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI