Flash

Arsyet pse jemi më të lumtur gjatë verës

Lapsi.al 17 July 2019
Arsyet pse jemi më të lumtur gjatë verës

Humori ndryshon brenda sekondit dhe ndjesia e parë që të vjen është të dalësh atje jashtë për të shijuar çdo moment të jetës. Zakonisht, një gjendje e tillë ndodh gjatë verës.

Në këtë stinë, njerëzit janë më të kënaqur. Ditët e gjata, muajt që duken pafund, plazhi dhe çdo gjë tjetër ndikon në gjendjen tonë. Por, që ta dini ka 3 arsye specifike pse njerëzit janë më të lumtur gjatë verës.

1. Drita ndikon në ndryshimin e rutinës sonë të gjumit.

Orët e ndryshuara mes ditës dhe natës kanë ndikim tek mënyra se si flemë. Gjatë verës njerëzit flenë më herët, zgjohen më herët dhe gjumi që bëjnë është shumë më i shëndetshëm krahasuar me atë të dimrit.

2. Edhe zakonet në të ushqyer ndikojnë gjithashtu.

Sezoni i festave gjatë dimrit vjen me ushqime të rënda të cilat i konsumojmë për një kohë të gjatë. Kjo s’do të thotë se ushqimet e dimrit janë më të këqija duke marrë parasysh faktin që trupi duhet të përballojë temperaturat e ulta, por gjatë verës trupi ndihet më i lehtë. Ushqimet e verës janë ndryshe: kanë energji mjaftueshëm, janë të lehta dhe për më tepër nuk na rëndojnë.

3.Dielli i bën mirë trupit tonë!

Përveç kujdesit që duhet të tregojmë me rrezet e dëmshme, dielli ndikon për mirë në shëndetin dhe mendjen tonë. Vitamina D ul shanset e vdekjes nga sëmundjet kardiake apo ato të prostatës, shkruan anabel. Përveç kësaj, drita natyrale është ilaç më vete për luftën kundër depresionit.

Të këshilluara

E bardha, ngjyra e kësaj vere

E bardha është ngjyra e çdo stine, por tre muajt e verës janë ngushtësisht të lidhura me të. Nuk është aspak e lehtë të përcaktosh të bardhën si ngjyrën ‘’In’’ ...

16:25

Korriku ngre temperaturat, Spar ul çmimet

Kjo verë duket se do të jetë më fantastike se kurrë, për të gjithë klientët e Spar Albania, i cili mundohet që të shpërblejë besnikërinë e të gjithë konsumatorë...

15:08

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI