Flash

Raporti i antidrogës italiane: Shqipëria, furnizuesja kryesore e Italisë me marijuanë

Lapsi.al 15 July 2019
Raporti i antidrogës italiane: Shqipëria, furnizuesja kryesore e

Shqipëria vazhdoi të ishte furnizuesja kryesore e Italisë me marijuanë në vitin 2018. Po ashtu, shqiptarët përbëjnë përqindjen më të lartë mes të arrestuarve për trafik droge.

Këto janë disa prej përfundimeve publikuar në raportin vjetor të Drejtorisë së Përgjithshme italiane të Antidrogës, për të dhënat e trafikut të drogës në Itali në vitin 2018.Pikat kryesore të raportit në lidhje me Shqipërinë janë:

– Shqipëria, përmes detit Adraitik, është kanali kryesor furnizues për Italinë dhe vendi i origjinës i sasisë më të madhe të marijuanës së sekuestruar gjatë këtij viti.

– Në total në vitin 2018, antidroga italiane ka sekuestruar rreth 14,2 ton marijuanë. Sasia e marijuanës së sekuestruar që vinte nga Shqipëria është rreth  6.3 ton, ose sa 44 për qind e sasisë totale të sekuestruar.

– Grupet kriminale shqiptare që merren me trafikun e marijuanës në Itali janë të vendosura kryesisht në rajonin e Puglias e Campagnas.

– Vitet e fundit, bandat shqiptare po përfshihen dhe në trafikun e kokainës. Ato e trafikojnë kokainë nga Spanja e Holanda, dhe  më pas e shpërndajnë në të gjithë Italianë.

– Për trafikimin e heroinës, bandat shqiptare po bashkëpunojnë me mafian napoletane Camorra.

– Nga Shqipëria e Greqia trafikohet në Turqi sasi të konsiderueshme droge e njohur me emrin SKUNK, një derivat i kanabisit mjaft i fuqishëm.

– Në 2018-ën, në Itali janë arrestuar 1917 shtetas shqiptarë, të akuzuar për trafik lëndësh narkotike, ku pjesën më të madhe e zënë të arrestuarit për trafik kokaine: 1282 shqiptarë, ose 66 për qind, janë arrestuar për trafik kokaine; 418 shqiptarë ose 21 për qind janë arrestuar për trafik marijuane, 167 shqiptarë ose 9 për qind janë arresuar për trafik heroine.

– Mes shqiptarëve të arrestuar për trafik droge vihet re rritje e numrit të femrave dhe fëmijëve minorenë.

Exit.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI