Flash

Dëshmitë/ Si ndodhi tragjedia në kanionin e Holtës

Lapsi.al 14 July 2019
Dëshmitë/ Si ndodhi tragjedia në kanionin e Holtës

Një tragjedi ka ndodhur sot në kanionet e Holtës në Gramsh. Një vajzë 25-vjeçare, pjesë e një grupi turistësh shqiptarë është gjetur e mbytur në orët e pasdites së të dielës. Vajza është identifikuar si Desantila Sallaku nga fshati Savër i Lushnjës.

Familja e saj kishte vendosur të kalonte fundjavën në Holtë meqë vëllai, Denisi sapo ishte kthyer nga Gjermania. Familja e 25-vjeçares merret me tregtinë e produkteve ushqimore.

[caption id="" align="alignnone" width="780"]1563133443_dezantilasollaku.jpg Viktima[/caption]

Lajmi u përhap me shpejtësi rreth orës 16.00. Gjithçka nisi nga një telefonatë që u bë në polici se një grup turistësh kishin mbetur brenda në kanion. Shkak për këtë tragjeti u bë rritja e menjëhershme e prurjeve të ujit në lumë i cili u bë mjaft i rrëmbyer. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thanë se kishin parë shumë persona të hynin në kanion. Ata tregojnë se ky lumë bëhet mjaft i rrezikshëm edhe nëse nis të bjerë shi në lartësinë e maleve pasi përrenjtë mbushen dhe rritin menjëherë prurjet në lumë.

“Kjo që ndodhi është hera e parë. Nuk ka njeri që t’i udhëzojë turistët. Vetëm ajo që u themi ne" - tha njëri prej tyre për mediat.

Një tjetër banor thotë se turistët nuk e kuptuan atë që po ndodhte.

“Ngjarja ndodhi si pasojë e shirave të menjëhershëm. Turistët u futën por s'e kuptuan rrjedhjen e lumit. U mobilizuan të gjithë, por uji ishte i menjëhershëm dhe vajza nuk shpëtoi. Kjo njihet si zonë me prurje të menjëhershme, aq më tepër verës. Se kuptoj si nuk e kuptuan njerëzit brenda zhurmën e ujit" - tha ai.

Me mbërritjen e forcave RENEA, policisë lokale dhe Emergjencave Civile të parët që u shpëtuan ishin disa fëmijë. Ata ishin pjesë e një turi me 15 persona, por nuk dihet si janë ndarë nga të tjerët. Më pas u gjet trupi i pajetë i 25-vjeçares ndërsa ka pasur mjaft ankth për shpëtimin e dy të afërmve të saj që ndodheshin në shpellë.

Edhe policia ka dhënë detaje mbi tragjedinë në kanionin e Holtës. Edhe ajo bën fajtore rritjen e menjëhershme të rrjedhës.

“Në dalje të kanionit një vajzë rreth 25 vjeçe nga Lushnja është gjetur e pajetë si pasojë e rrëmbimit nga rryma e fuqishme e ujit, ndërsa dy të tjerë nuk kanë probleme për jetën. Edhe personat e tjerë që u gjetën më parë nga policia nuk kane probleme për shëndetin” – thuhet në njoftimin e policisë.

Në kanion këtë të diel kanë qenë 2 grupe turistësh. I pari ka pasur rreth 18 persona dhe i dyti ku gjendej edhe viktima ishin 15 persona. ©LAPSI.al

[video width="368" height="656" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/07/WhatsApp-Video-2019-07-14-at-20.32.28.mp4"][/video]

[video width="640" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/07/holta.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI