Flash

Claudia Nainggolan rrëfen luftën me kancerin, 'Kam shpresuar se ishte vetëm një makth'

Lapsi.al 11 July 2019
Claudia Nainggolan rrëfen luftën me kancerin, 'Kam shpresuar se

Gruaja e një prej futbollsitëve më të njohur të Interit, Radja Nainggolan, ka rrëfyer ditën e sotme për herë të parë se po lufton me kancerin.

Claudia Nainggolan, me anë të një postimi të gjatë në Instagram, ndër të tjera thotë se prej 1 muaji kur zgjohej në mëngjes ka shpresuar se ishte thjesht një makth, por tani është koha për të filluar sfidën më të vështirë të jetës së saj, kimioterapinë.

“Prej 1 muaji jam zgjuar në mëngjes duke shpresuar se ishte vetëm një makth. Por jam zgjuar çdo mëngjes dhe kam kuptuar se po jetoj brenda një makthi. Shpresoja se kjo ditë do të ishte shumë e largët, por nuk ishte e shkruar kështu. Ditët kanë kaluar, po ashtu dhe lumturia ime…

Prej sot do të nis një kapitull të ri në jetën time, kimioterapinë. Dhe kush do ta kishte thënë se Klaudia, për herë të parë në jetën ë saj, do të kishte frikë që të niste një ditë të re…Frika është një mirëkuptim. Cfarë mund të them, pas shumë lotësh, është koha që ta luftoj këtë bishë të tmerrshme. Falenderoj megjithë zemër familjen dhe miqtë e mi, që më kanë ndihmaur ta shijoj në maksimum këtë muaj pushimi, duke më dhënë të gjithë forcën dhe pozitivitetin që më duhet për ta përballaur këtë…por mbi të gjitha sepse kanë mundur që të përballojnë ndryshimet e mia të humorit.

I uroj shumë fat atyre që po jetojnë të njejtin makth si unë, Kurrë mos e humbisni buzëqeshjen tuaj”.

Të këshilluara

Pas 21 ditësh fejesë, ndahet aktorja turke

Miray Atay  dhe Atilla Doğukan Türkyılmaz u fejuan vetëm 21 ditë më parë, por së fundmi ka qenë Miray e cila njoftoi se ata u ndanë. Aktorja ka thënë: “Ne nu...

13:38

Liam Payne publikon foto nudo

Pas “Bottle Challenge”, e cila u bë sfida më e famshme e momentit në Instagram, duket se VIP-at po fiksohen me një tjetër sfidë, atë të pozimit nudo. Pas Lindsa...

10:26

Cara Delavigne fejohet me Ashley Benson

Më 13 qershor u zbulua se dy vajzat e njohura Ashley Benson dhe Cara Delevingne çuan lidhjen e tyre në një stad tjetër. Ato nisën bashkëjetesën dhe duket...

18:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI