Flash

Brad Pitt direkt pas ndarjes me Angelina Jolie telefonoi Jennifer Aniston (VIDEO)

Lapsi.al 11 July 2019
Brad Pitt direkt pas ndarjes me Angelina Jolie telefonoi Jennifer Aniston

Pas ndarjes nga Angelina Jolie, Brad Pitt menjëherë u kujtua të telefononte ish-partneren tjetër të tij, Jennifer Aniston. Së fundmi burime për “Us Weekly” kanë zbuluar se çfarë i ka thënë Brad në një telefonatë Jennifer pak pas divorcit me Angelina. Burimet kanë treguar se Pitt i është ankuar ish-bashkëshortes së tij se po kalon një periudhë të vështirë dhe stresuese, për shkak të ndarjes së dytë. Gjithashtu ai i ka kërkuar falje Jennifer, sepse pasi i dha fund lidhjes me të tha publikisht se martesa me aktoren ja kishte bërë jetën të mërzitshme dhe të lodhshme. Megjithatë pas telefonatës Brad dhe Jennifer nuk ju kthyen dashurisë së vjetër, por vendosën të qëndronin miq të mirë me njëri-tjetrin. Madje në shkurt të këtij viti Pitt ishte i pranishëm në festën e 50-vjetorit të Aniston, përkrah gjithë personazheve të tjerë të njohur. Ndërkohë kujtojmë se Brad nuk e ka finalizuar ende divorcin e tij me Jolie, sepse ata të dy vazhdojnë të mos bien dakord për disa detaje të marrëveshjes.

Të këshilluara

Pas 21 ditësh fejesë, ndahet aktorja turke

Miray Atay  dhe Atilla Doğukan Türkyılmaz u fejuan vetëm 21 ditë më parë, por së fundmi ka qenë Miray e cila njoftoi se ata u ndanë. Aktorja ka thënë: “Ne nu...

13:38

Liam Payne publikon foto nudo

Pas “Bottle Challenge”, e cila u bë sfida më e famshme e momentit në Instagram, duket se VIP-at po fiksohen me një tjetër sfidë, atë të pozimit nudo. Pas Lindsa...

10:26

Cara Delavigne fejohet me Ashley Benson

Më 13 qershor u zbulua se dy vajzat e njohura Ashley Benson dhe Cara Delevingne çuan lidhjen e tyre në një stad tjetër. Ato nisën bashkëjetesën dhe duket...

18:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI