Flash

Video/ Traversa ndalon Partizanin përballë milionave të Qarabag: 0-0 dhe shpresë për kthimin

Lapsi.al 10 July 2019
Video/ Traversa ndalon Partizanin përballë milionave të Qarabag:

Ndër skenarët e menduar para ndeshjes nga Partizani, 0-0 në ndeshjen e parë kundër Qarabag nuk ishte aspak ndër ata më të pavlerët. Duke patur parasysh kohën në të cilën Franco Lerda erdhi në krye të skuadrës dhe 3 javët në dispozicion për ti dhënë skuadrës një identitet të tijin, barazimi pa gola kundër azerëve, superfavoritë në këtë raund të Champions League, është më shumë se premtues. Të kuqtë luajtën me kurajë, u rritën me kalimin e minutave dhe pasi i lanë inisiativën kundërshtarit për një pjesë loje, u kthyen me personalitet në kthim, ku mund të kishin marrë më shumë nëse Belica do të kishte pak më tepër fat se ta përplaste topin në traversë.

Italiani i la pothuaj të gjithë të ardhurit rishtaz në pankinë, duke i besuar skuadrës së trashëguar nga Gega e duke zëvendësuar vetëm të larguarin Atanda e Hila me Bitrin e Melo. Droja për emrin e kundërshtarit e bëri Partizanin më të kujdesshëm se duhej, gjë që e vuri në rrezik me inisiativat e vazhdueshme të Qarabag të Gurbanov, që u duk se do të ishte cështje kohe të shënonte, sidomos pas shtyllës së goditur Ozoviç, edhe pse të kuqtë protestonin për pozicionin jashtë loje të Kuintanta.

Mensah mori më tepër përgjegjësi, ashtu si edhe Asani, por rastin më të mirë e pati Cinari, që në krosimin e Hakajt e përplasi topin në traversë, në atë që mund të kishte qenë goli më me peshë në karrierë për sulmuesin shkodran. Lerda tani duhet të shohë me prioritet kthimin, ku duhet edhe një sforco për të synuar kualifikimin. Përgjigjet që donte tekniku i mori nga Broën e Broja, që patën minutat e tyre në fushë, por mbi të gjithë tekniku dha sinjalin e një mundësie paqje me Trashin, 12 minuta për MVP e sezonit të kaluar, por që pjesën më të madhe qendroi në pankinë i penalizuar nga drejtuesit e klubit. Në Baku tani një gol i shënuar mund ti hapë shumë punë Qarabag, që në këtë rast i beson statistikave: hera e dytë që del nga Shqipëria me 0-0, por kundër Kukësit u imponua 3-0 në kthim. Natyrisht të kuqtë shpresojnë që historia të mos përsëritet...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI