Flash

Ndarja e kufijve interes i Rusisë/ Ku bllofon kryeministri maqedon Zaev?

Lapsi.al 10 July 2019
Ndarja e kufijve interes i Rusisë/ Ku bllofon kryeministri maqedon Zaev?
Presioni i madh diplomatik dhe tollovia që ka shkaktuar në vendet fqinje si Shqipëria, Kosova dhe Serbia e kanë detyruar kryeministrin maqedonas Zoran Zaev të bëjë prapaktheu për frikën e tij për shkëmbimin e teritoreve dhe ndarjes së kufijve mes Prishtinës dhe Beogradit. Pasi e pranoi dje me gojën e vet se ishte mashtruar nga dy komedianë ukrahinas, që i kanë folur atij në telefon duke u hequr si presidenti ukrahinas Porodhenko dhe shefi i NATO-s, Soltenberg, Zaev doli sot para gazetarëve dhe u detyrua të gënjejë, se nuk ka pasur informacione të sigurta nga homologët e tij ose nga dikush tjetër për idenë e copëtimit të Kosovës. Lexo më tej:

Skandali/ Publikohet biseda e përgjuar e Zaev kundër Thaçit dhe Vuçiçit (audio)

“Askush nuk ka ndarë me mua informacione, as Kosova dhe as Serbia sepse bëhet fjalë për çështje bilaterale. Roli ynë si miq ka qenë t’i motivojmë për zgjidhje” tha ai duke dredhuar se për kët histori kishte dëgjuar vetëm nga shtypi. Por ky version i Zoran Zaev i dhënë nën presion sa për ti bërë një dhuratë Thaçit, Ramës dhe Vuçiçit nuk qëndron dot asnjë sekondë në këmbë. E para se në bidedën me humoristët që u shtirën si personalitete të rangut të parë, kryeministri maqedon thotë se ka folur gjatë në telefon me Merkel dhe se ajo është shumë kundër kësaj ideje. Pra Zaev nuk ka lexuar gazetat por ka biseduar me kancelaren gjermane. Dhe këtu ai nuk mund ta gënjente presidentin ukrahinas me të cilin kujtonte se po fliste. “Ne jemi shumë kundër kësaj, kancerlarja Merkel është shumë kundër kësaj, i gjithë rajoni është kundër sepse ne kemi frikë se ka disa qëllime të fshehura të Rusisë për të përdorur këtë si një praktikë ndërkombëtare. Unë dua që t’ju vë në dijeni juve që të jeni të fokusuar, sepse unë dje kam folur me kancelaren Merkel për këtë ne kemi patu gjysmë orë bisede telefonike për këtë çështje sepse unë e shikoj që dikush kërkon ta përdorë këtë fenomen si një praktikë të re ndërkombëtare…” pohon Zaev gjatë bisedës. E dyta është se ai i thotë bashkëbiseduesit të tij të rremë se Maqedonia është aq e shqetësuar sa për këtë ka informuar edhe zv presidentin amerikan dhe sekretarin e shtetit: “Ne kemi informuar forcat politike amerikane. Madje unë kam informuar edhe vetë Zv/ Presidentin Pence dhe shefin e Departamentit Amerikan Z. Pompeo. Por ne kemi kërkuar zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian dhe sidomos zonjës Mogherini që të ndalojë këtë lloj aktiviteti sepse do ti shkarkojë një dëm të madh Ballkanit”. Po a nuk e di Zaev se amerikant i lexojnë vetë gazetat dhe se nuk kishte nevojë ti shqetësonte ata për gjëra që shkruheshin në shtyp? Mjaftojnë vetëm këto fakte për të kuptuar se shqetësimi i kryeministrit maqedonas për aventurën e ndryshimit të kufijve ka qnë i madh, se ai ka dashut ta përcjellë atë në ShBA dhe ta ndajë atë me Berlinin. Ky është konkluzioni që duhet nxjerrë nga kuthi që i bënë dy humoristët. Deklaratat e sotme nuk duhen marrë seriozisht sepse ato janë pirueta për të mbrojtur homologët Thaçi, Vuçiç dhe Rama. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI